Dhjetor në shtator! Çfarë pritet të ndodhë me temperaturat në Shqipëri

Tuesday, 25 September 2018 17:44

Në 24 orë vlerat e termometrit kanë rënë me rreth 8 gradë celcius. Temperatura të ngjashme pritet të na shoqërojnë deri të premten. Sinoptikania Tanja Porja shpjegon se këto vlera, nuk janë tipike dhe ngjasojnë me fillimin e dhjetorit

Bluzat me mëngë të gjata mos i ndani nga vetja të paktën deri të premte. Në 24 orë vlerat e termometrit kanë pësuar rënie me rreth dhjetë gradë celcius. Temperatura të tilla parashikohet të na shoqërojnë edhe tre ditët në vijim. Të tilla vlera, meterologia Tanja Porja shpjegon se nuk janë normale për shtatorin.

“Ditën e sotme, por edhe të mërkurën dhe të enjten temperaturat do të variojnë nga 2-3 gradë nga më e ulëta në zonat malore dhe jo më shumë se 25-26 gradë në pjesën më të madhe të territorit. Këta janë temperaturat tipike të muajit nëntor. Në zona të caktuara edhe temperatura të stinës së dimrit ka pasur një hyrje të masave ajrore të ftohta drejt Evropës Verilindore drejt qendrës përfshirë dhe Evropën Juglindore, kryesisht dhe Ballkanin”.

Problematike do të jetë era e ftohtë dhe me shpejtësi të lartë. Në fundjavë parashikohet një rritje e lehtë e temperaturave.

“Pritet që të kemi sërish një rritje të lehtë të temperaturave nga e premtja e në vijim. Sigurisht që nuk do të ketë temperatura rreth 300 apo mbi 30 gradë celcius. Do të kthehemi në temperaturat tipike dhe do të kthehemi në normalitetin termik të stinës së vjeshtës. Pjesa e parë e muajit tetor pritet të jetë e freskët dhe reshjet do të jenë pak prezente ndërkohë që pjesën e dytë të muajit pritet që temperaturat të jenë më të larta se 15 ditëshi i parë i muajit tetor.”

Pjesa e parë e muajit tetor pritet të jetë e freskët, ndërkohë që reshjet nuk parashikohen të jenë shumë të pranishme. E kundërta pritet të ndodhë në 15 ditëshin e dytë. /AbcNews

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...