Vrasja e shqiptarit në SHBA, arrestohet autori i dytë

Tuesday, 25 September 2018 18:24

Policia amerikane ka arrestuar një tjetër person, pasi dyshohet se ka lidhje me vrasjen e shqiptarit Grei Frashërit. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 7 shtatorit në New York. Mediat amerikane raportojnë se i dyshuar për vrasjen është 46-vjeçari Eric Cruz, ndaj të cilit rëndon akuza për ‘Vrasje të shkallës së dytë’ dhe ‘armëmbajtje pa leje’.

Mësohet se 46-vjeçari u vetëdorëzua në polici, ndërsa dyshohet se ai ka goditur me thikë në qafë shqiptarin.

Kujtojmë se 1 javë më parë u arrestua një tjetër autor për ngjarjen. Anthony Valentini, 35 vjeç akuzohet se qëlloi ne armë në drejtim të 23-vjeçarit shqiptar, por plumbat nuk e prekën. Ka dyshime se vrasja e shqiptarit erdhi pas një sherri për marijuanë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...