Në Ballkan 6 milionë armë zjarri ashtë kontrollit të autoriteteve, Gjermani - Francë do ofrojnë ndihmë

E mërkurë, 26 September 2018 08:12

Në Ballkanin Perëndimor gjashtë milionë armë të vogla zjarri ndodhen jashtë kontrollit të autoriteteve. Është koha për të ҫarmatosur qytetarët në Ballkanin Perëndimor që zotërojnë ilegalisht armë.

 Gjermani - Francë ndihmë Ballkanit kundër trafikut illegal të armëve

Një nismë e përbashkët e Gjermanisë dhe Francës, në kuadër të Procesit të Berlinit, synon të mbështesë gjashtë vendet e rajonit, që deri në vitin 2025, të kenë reduktuar në mënyrë të ndjeshme tregtinë e paligjshme të armëve të vogla dhe të lehta. Synimi është mjaft ambicioz po të kihet parasysh që bëhet fjalë për disa miliona armë të tilla, që janë jashtë kontrollit të autoriteteve. Raporti i fundit i Zyrës për Kontrollin e Armëve të Vogla dhe të Lehta në Europën Jug- Lindore dhe Lindore (SEESAC, South Eastern and Eastern Europe Clearing House for the Control of Small and Light Weapons) vlerëson se në Ballkanin Perëndimor ( BP) ka rreth 6 milionë armë të vogla dhe të lehta që janë në duar të popullsisë në mënyrë ilegale. Nisma franko-gjermane është miratuar nga kryeministrat e BP në samitin e Londrës në korrik dhe muajt e fundit me konferenca kombëtare në kryeqytetet e BP. Në konferencën e Tiranës, të zhvilluar ditët e fundit, përfaqësues të qeverisë gjermane dhe asaj franceze prezantuan emergjencën e vënies nën kontroll efektiv të arsenalit të armëve të vogla dhe të lehta përmes bashkëpunimit të ngushtë me qeverinë e Tiranës dhe koordinimit të donatorëve ndërkombëtarë.

Armët rrezik për sigurinë rajonale dhe atë europiane

Marcus Bleinroth, Drejtor në Drejtorinë për Kontrollin e Armëve Konvencionale pranë Ministrisë Federale Gjermane të Punëve të Jashtme tha, se qëllimi i nismës franko- gjermane është "më shumë siguri për rajonin, më shumë siguri për BE". "Armët e përdorura në sulmin terrorist në Bataclan, në Francë, në janar 2015, e kishin origjinën nga BP. Prandaj synojmë të reduktohet në maksimum trafiku i paligjshëm i armëve të vogla dhe të lehta, të mblidhet gjithë stoku i armëve të tilla, që fenomeni të mos bëhet pengesë në procesin e pranimit të vendeve të BP në BE", theksoi Marcus Bleinroth.

Armët në duar të organizatave terroriste dhe krimit të organizuar

Gjashtë milionë armët ilegale në BP kërcënojnë sigurinë e të gjithëve. Jean-Claude Brunet, Ambasador Special për Rrezikun nga Krimi Ndërkombëtar dhe Luftën kundër Trafikimit të Armëve të Vogla dhe të Lehta, në Ministrinë Franceze për Evropën dhe Punët e Jashtme, u shpreh në konferencën e Tiranës se këto armë janë "në duar të organizatave terroriste, krimit të organizuar, ato shkaktojnë viktima të dhunës në familje dhe viktima në komunitetet e qytetarëve".

"Nisma franko-gjermane për të mbledhur gjithë stokun e armëve të vogla dhe të lehta që zotërohen në mënyrë ilegale është novatore, pasi mbështetet në koordinimin e mbështetjes së donatorëve si NATO, BE, OSBE, OKB dhe partnerëve të ndryshëm dhe po zbatohet në frymën europiane dhe atë të bashkëpuimit mes BE dhe BP",, theksoi Jean-Claude Brunet.

Zbatim i nismës në nivel rajonal dhe kombëtar

Nisma franko- gjermane po zbatohet në nivel rajonal dhe kombëtar. Në nivel rajonal është hartuar tanimë një udhërrëfyes me objektiva të matshme për reduktimin e tregtisë së paligjshme të armëve të vogla dhe të lehta, të cilin kryetarët e shteteve të Ballkanit e kanë miratuar në Samitin e Londrës, në korrik të këtij viti. Në nivel kombëtar do të mbahen konferenca kombëtare nën kryesinë e Gjermanisë dhe Francës për të koordinuar punën e autoriteteve kombëtare me donatorët ndërkombëtare. Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Fatmir Xhafaj, i pranishëm në konferencë tha, se në Shqipëri mbledhja e stokut të armëve të vogla dhe të lehta është një emergjencë. "Hapja e depove shtetërore të armëve gjatë trazirave të vitit 1997, kalimi i armëve në duart e qytetarëve dhe të grupeve kriminale ka prodhuar në 20 vitet e fundit dhe vazhdon të prodhojë humbje jetësh dhe zhvillim të tregut të armëve", theksoi Ministri Xhafaj.

Ai bëri me dije, se në tre mujorin e parë të vitit 2019 në Shqipëri, do të ngrihet njësia qendrore e kontrollit të armëve të vogla dhe të lehta për të mbledhur ato që zotërohen në mënyrë ilegale. Rreth 60% e armëve të lehta dhe të vogla janë ende jashtë kontrollit në Shqipëri.

Modifikuar më E mërkurë, 26 September 2018 08:14
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...