Itali, sot seanca e dytë gjyqësore e bandës së Habilajve

E mërkurë, 26 September 2018 09:05

Sot në Gjykatën e Katanias do të rinisë procesi gjyqësor ndaj bandës ss Habilajve, këtij grup italo-shqiptar i akuzuar nga Prokuroria e Katanias për pjesëmarrje në aktivitet të strukturuar kriminal, trafik droge e trafik armësh nga Shqipëria drejt Italisë në vlerë 20 milionë euro.

Seanca e parë gjyqësore ndaj bandës së Habilajve u zhvillua më 31 maj të 2018 ku avokatët e të arrestuarve kërkuan gjykim të shkurtuar, kërkesë kjo e pranuar nga trupi gjykues i cili vendosi datën 26 shtator si ditën e rinisjes së procesit gjyqësor.

Sipas avokates së shqiptarit Moisi Habilaj, që sipas investiguesve italianë së bashku me vëllanë e tij Florjan Habilaj drejtonin këtë grup kriminal, bën me dije Ora News. Avokatja Maria Caltabiano ka zbardhur disa nga detajet e seancës së ardhshme.

Sipas avokates italiane seanca gjyqësore pritet të zhvillohet sipas dispozitave të kërkesës së Prokurorit të çështjes. E pyetur mbi linjën mbrojtëse të Moisi Habilaj, avokatja Caltabiano ka sqaruar:”respekton privatësinë e klientit të saj. Linjën mbrojtëse ndaj Moisi Habilaj, ajo do ta parashtrojë vetëm gjatë seancës gjyqësore”. Avokatja Caltabiano ka informuar eskluzivisht se është kundër urdhrit të paraburgimit të klientit të saj e se gjatë seancës gjyqësore do të shpjegoj arsyet përse.”

Në lidhje me disa informacione të shpërndara gjatë ditëve të fundit nga disa media se prokurorët shqiptarë të cështjes “Tahiri” kanë mbërritur përsëri në Katania duke marrë sërish në pyetje të arrestuarit e grupit Habilaj, avokatja Caltabiano thotë se “klienti i saj Moisi Habilaj është marrë vetëm një herë në pyetje nga prokurorët shqiptarë e kjo është bërë më datë 30 maj 2018 e ku ka sqaruar të gjitha pikat e kërkuar nga prokurorët”.

Me kërkesë të gjykatëses Loredana V.K Pezzini e dorëzuar në Prokurorinë e Katanias më 29/7/2017 dhe e firmosur nga ky institucion më 13 tetor 2017 në kuadër të operacionit “Rosa Dei venti” është bërë arrestimi ndaj:

Moisi Habilaj datëlindja 18 /01/1978
Antonino Reila datëlindja 26/02/1971
Angelo Busacca datëlindja 02/05/1980
Nezar Seiti datëlindja 30/03/ 1977
Maridian Sulaj datëlindja 27/01 /1988
Armando Sulaj datëlindja 12/05/1984
Tigrens Mezuraj datëlindja 28/07/1994
Sabaudin Celaj datëlindja 29/02/1968
Florian Habilaj datëlindja 11 /10 / 1980
Fatmir Minaj datëlindja 15/04/1962
Gianluca Passavanti datëlindja 26/07/1980
Vincenzo Spampinato datëlindja 01/05/1976

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...