Reshjet “shpëtojnë” sërish ekonominë, rritet me 4.3% në tremujorin e dytë; pa shiun rritja do të ishte 2.5%

E mërkurë, 26 September 2018 11:07

Ekonomia ka vijuar me ritmet e larta të rritjes edhe në tremujorin e dytë të këtij viti. Sipas të dhënave të INSTAT, Prodhimi i Brendshëm Bruto në tremujorin e dytë të vitit 2018 shënoi një rritje me 4.32% kundrejt së njëjtës periudhë të një viti më parë.

Grupi që ka dhënë ndikimin kryesor në këtë rritje është ai i energjisë elektrike, industrisë nxjerrëse e përpunuese, që ka kontribuar në rritjen e 2.37% të PBB-së (pra në 55% të rritjes). Brenda këtij grupi efekti ka ardhur nga energjia elektrike, konkretisht shitja e energjisë nga KESH dhe operatorët e tjerë, të ndihmuar nga moti i favorshëm me reshje në tremujorin e dytë. “Brenda grupit energji dhe industri nxjerrëse, energjia është rritur në krahasim me veten me 67%”, theksoi drejtoresha e INSTAT, Delina Ibrahimi, në komunikimin për shtyp, me rastin e publikimit të PBB-së.

Vetëm kontributi i energjisë në rritjen ekonomike të vendit ishte 1.76%. Nëse do të hiqej efekti i energjisë, rritja ekonomike do të ishte rreth 2.5%.

Sipas ekspertëve të INSTAT, prodhimi i energjisë nga KESH dhe operatorët e tjerë u rrit me 90% në tremujorin e dytë, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sektorët e tjerë që ndikuan rritjen ekonomike ishin “tregtia, akomodimi dhe shërbimi ushqimor”, që ndikuan në 0.82% në rritjen prej 4.32%, me efektin kryesor që e dha turizmi, të ndjekura nga aktivitete profesionale me 0.44%, bujqësia me 0.3% ndërsa kontributi i degëve të tjera ishte minimal.

Ky është tremujori i dytë radhazi, ku rritja ekonomike po ndikohet nga moti i favorshëm me reshje, që ka nxitur shitjen e energjisë (e cila sipas metodologjisë së INSTAT llogaritet tërësisht si vlerë e shtuar, duke dhënë efekt të dukshëm në treguesin e rritjes ekonomike). Në tremujorin e parë, ekonomia u rrit me 4.45%, ku vetëm kontributi i grupit të “energjisë dhe industrisë” ishte 2.42%.

Rritja sipas grupeve

Sipas INSTAT, Aktiviteti i Bujqësisë, Pyjeve dhe Peshkimit pati një rritje 1.56%. Aktiviteti i industrisë dhe ujit pati një rritje me 20.07%. Ndikimin kryesor në këtë rritje e dhanë industria përpunuese dhe energjia elektrike, të cilat u rritën përkatësisht me 11.6 dhe 67,44%. Energjia ka dhënë ndikimin më të madh edhe në rritjen reale të PBB-së me 1.76%.

Ndërsa industria nxjerrëse shënoi një rënie ekonomike me 3,98 %. Aktiviteti i ndërtimit pati rënie me 2,16%.

Grupi i aktiviteteve të transportit, akomodim dhe shërbim ushqimor pati një rritje prej 5,71%, i ndikuar nga akomodomi dhe shërbimi ushqimor, i cili shënoi rritje me 21%.

Grupi i aktiviteteve të informacionit dhe komunikimit u shfaq me rënie 5.81%. Aktiviteti financiar dhe i sigurimit shënoi rritje me 3.21%.

Aktiviteti i pasurive të paluajtshme ka shënuar rritje me 8.33%.

Grupi i aktiviteteve të Administratës Publike, Arsimit dhe Shëndetësisë patri rritje me 1.88%, Grupi i aktiviteteve

Arte, Argëtim dhe çlodhje, aktivitete të tjera shërbimi pati një rritje me 8,87%. Taksat neto mbi produktet patën rritje me 2.02.

Modifikuar më E mërkurë, 26 September 2018 11:18
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...