Michael Kors blen Versace për 2.1 miliardë dollarë

E mërkurë, 26 September 2018 11:09

Versace i është shitur grupit amerikan, Michael Kors, kundrejt vlerës prej 2.1 miliardë dollarë, si një ndër shembujt e fundit ku një brand europian shumë i suksesshëm mode, i krijuar që nga themelet e tij nga anëtarët e një familjeje, i shitet një konglomerati global të modës. Michael Kors, i cili vitin e kaluar bleu një ndër brandet më të njohura të këpucëve, Jimmy Choo, kundrejt vlerës prej 900 milionë paund, konfirmoi ditën e djeshme blerjen e Versace, duke i bashkuar të treja në një kompani të re të quajtur “Capri Holdings”. Sipas kësaj marrëveshje, suksesi i bradit Versace do të vazhdojë të rritet akoma edhe më shumë.

Kjo kompani e cila u themelua rreth 40 vite më parë, e ka ndërtuar imazhin e saj më shumë kujdes, gjë kjo që ia ka rritur asaj besimin ndër vite, duke veshur kështu disa prej emrave më të njohur si Princeshë Dianën, Demi Moore, Elizabeth Hurley, etj. Familja zotëron 80% të biznesit, ku mbesa e Gianni Versaces, Allegra Versace Beck, 32 vjeç, ka 40% të aksioneve në një vlerë prej 732 milionë eurosh, nëna e Allegrës dhe motra e Giannit, Donatella Versace, ka 16%, të aksioneve dhe vëllai më i madh i Gianni, ka 24% të aksioneve. Familja, e cila trashëgoi kompaninë pas vrasjes së Gianni Versaces jashtë rezidencës së tij në Miami në vitin 1997, do të vazhdojë të ketë aksione më vlerë prej 150 milionë eurosh në “Capri Holdings”.

Firma private e kapitalit amerikan Blackstone, e cila bleu 20% të aksioneve të Versace në 2014, do të shesë të gjitha aksionet e saj. 63 vjeçarja, Donatella Versace, e cila është edhe Zëvendëspresidente e Versace dhe drejtoreshë artistike e saj, do të vazhdojë të qëndrojë në Capri Holdings dhe të udhëheqë sektorin kreativ të kompanisë. “Ky është një moment shumë emocionues për Versace”, tha ajo. Kanë kaluar më shumë se 20 vjet që kur unë mora drejtimin e kompaninë së bashku me vëllain tim Santo dhe vajzën Allegra. Jam shumë krenare që Versace vazhdon të jetë edhe sot e kësaj dite një prej brandeve më të suksesshme në industrinë e modës dhe kulturës moderne.

Versace nuk është vetëm sinonim i një brandi të suksesshëm dhe të pagabueshëm, por por është pasqyrim i diversitetit, si dhe fuqëzimit që i jep njërëzve për ta shprehur veten e tyre ashtu siç ata duan. Ajo tha gjithashtu se famijla vendosi që ta shiste atë në mënyrë të tillë që kjo markë të arrinte potencialin e saj të plotë. “Ne besojmë se të qenit pjesë e këtij grupi është thelbësore në suksesin afatgjatë të Versaces, dhe ky ishte pikërisht momenti i duhur”, tha ajo më tej. John Idol, Drejtori Ekzekutiv i Michael Kors, tha se blerja e Versace ishte një moment shumë i rëndësishëm për kompaninë amerikane dhe se krijimi i një “familje të madhe markash luksoze” do t’u jepte aksionerëve të saj “shumë vite të tjera të ardhurash dhe fitimesh të larta”. Monitor

Michael Kors tha se do të rrisë numrin e dyqaneve Versace nga 200 në 300, dhe se stili i patjetërsueshëm i Dontalla Versaces do të vazhdojë të mbetet në qendër të estetikës së dizajnit të Versace. Kontestimet dhe kritikat kanë qenë të shumta nga fansat e Versaces në rrjetet sociale, duke u shprehur se Versace nuk duhet të pranonte t’i shiste asnjë përqind të aksioneve të saj Michael Cors, duke thënë se ai do ta fundoste këtë kompani shumë shpejt. Po me anë të një statusi Donatella Versace i është drejtuar të gjithë mbështetësve të saj duke i thënë se shitja e Versaces është besimi që ne kemi në suksesin e saj afatgjatë dhe përkushtimin ndaj këtij grupi të ri global të modës.

Por shitja e Versaces tek Michael Cors nuk është e vetmja e përmasave të tilla. Dior iu shit grupi francez Moët Hennessy Louis Vuitton (LVMH), i cili zotëron Louis Vuitton, kundrejt vlerës prej 13 miliardë dollarësh gjatë vitit të kaluar. Grupi shumë i pasur francez Kering, i François-Henri Pinault mori kontrollin e plotë të Guccit në 2004 dhe gjithashtu zotëron Yves Saint Laurent, Balenciaga, Alexander McQueen dhe Bottega Veneta. Këtë verë familja Missoni e Italisë shiti 41% të aksioneve të saj tek një sipërmarrje e kapitalit privat e mbështetur nga shteti Italian, kundrejt vlerës prej 70 milionë eurosh. Dizenjuesi belg, Dries Van Noten shiti një shumicë të aksioneve të tij tek grupi luksoz spanjoll, Puig.

Chanel që është një prej markave më të madha luksoze europiane, ndoshta është ndër të vetmet që ende nuk është shitur. Ajo është ende në pronësi të vëllezërve Alain dhe Gérard Wertheimer, nipërit e Pierre Wertheimer një partner biznesi i Gabrielle Bonheur ‘Coco’ Chanel, në fillimet e tij. Michael Kors tha se emri “Capri Holdings” ishte frymëzuar nga ishulli i mrekullueshëm i cili njihet si një prej destinacioneve më luksoze të botës. Ai tha gjithashtu se formacionet tre-shkëmbore Faraglioni të ishullit, ishin simbolika e “Capri Holdings”, duke nënkuptuar trashëgiminë e përjetshme dhe themelet e forta të secilës prej tre markave të këtij grupi të modës.

Burimi: The Guardian

Modifikuar më E mërkurë, 26 September 2018 11:18
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...