Shqipëria “vuan” nga zemra – 2700 raste të reja në vit

Premte, 28 September 2018 16:38

Zemra duket se është organi më i dobët në trupin e shqiptarëve. Referuar të dhënave të INSTAT, sëmundjet kardiovaskulare kryesojnë listën e sëmundshmërisë në vend. Çdo vit regjistrohen rreth 2700 raste të reja me sëmundjet e zemrës. Në kuadër të 29 shtatorit ditës botërore të zemrës, në parkun Rinia u ofruan matje e tensionit dhe e glicemisë falas për qytetarët.

Janë rreth 2000 pacientë në vit që paraqiten si raste urgjente pranë QSUT-së ndërkohë që në total trajtohen rreth 8000 pacientë. Trajtimi i këtyre pacientëve me medikamente të rimbursuara kap rreth 20% të vlerës totale të rimbursimeve. Pra rreth 18 milionë euro shkojnë për rimbursimin e sëmundjeve kardiovaskulare me rreth 330 lloje barnash.

“Rreth 18 milionë euro në vit, pra sëmundjet kardiovaskulare, në të gjithë gamën e të gjithë barnave të rimbursueshme zënë 20% të buxhetit të rimbursimit”, u shpreh ministrja Ogerta Manastirliu.

Ndërkohë që mjekët ju bëjnë apel qytetarëve që të ushqehen shëndetshëm , të jenë aktivë, t’i thonë jo duhanit.

“Me strategjinë e sëmundjeve kronike, me masat të kombinuara nëpërmjet faktorëve të riskut, si kontrolli i duhanit, kontrolli i ushqyerjes, apo kapje të hershme dhe trajtimi i përshtatshëm i faktorëve metabolikë si tensioni dhe diabeti, ne do t’i vendosim nën kontroll këto sëmundje. Duket se kjo ka filluar të vihet re. Të dhënat e INSTAT tregojnë që prej të paktën 5 vitesh vdekshmëria nga sëmundjet e zemrës nuk po rritet më në Shqipëri”, tha specialisti i ISHP, Alban Ylli.

“Më vjen shumë mirë kur marr vesh se vdekshmëria nga sëmundjet kardiovaskulare nuk është rritur, megjithëse jetëgjatësia e popullatës është rritur dhe kjo për shkak të kontrollit më të mirë të faktorëve të rrezikut”, u shpreh shefi i shërbimit të kardiologjisë pranë QSUT, Artan Goda.

Ndërkohë në spitalin e Fierit do të hapet për herë të parë shërbimi i kardiologjisë invazive, i cili do të përballojë urgjencat kardiake me metodat e avancuara. Vlera e këtij financimi është 500 mijë euro.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...