Tentuan të vjedhin shtëpinë e gjyqtarit, kapen 2 shqiptarët në Itali (emrat)

Hënë, 01 October 2018 16:39

Kishin plaçkitur tre apartamente në qytet dhe ishin gati duke realizuar vjedhjen e katërt në rrugën “Vasco de Gama” në Reggio Emilia. Por fatkeqësisht banesa e zgjedhur nga hajdutët si objektiv ishte e një gjyqtari civil të gjykatës së Reggio Emilia, e pajisur me një alarm të lidhur direkt me kuesturën.

Kështu agjentët e policisë kanë shkuar në vendngjarje për pak çaste dhe kanë kapur në flagrancë dy hajdutët dhe pas një ndjekjeje të gjatë, i kanë arrestuar.

Kështu u kapën dy hajdutët shqiptarë pa dokumente dhe pa vendbanim fiks. Bëhet fjalë për dy shqiptarët Jonis Haskaj, 27 vjeç dhe Edlir Kola, 41 vjeç, të njohur për forcat e policisë për një sërë krimesh kundër pasurisë.

41-vjeçari madje ishte në kërkim pasi ishte arratisur nga arresti i shtëpisë dhe konsiderohej nga policia si kapoja i një bande që përbëhej nga më shumë se 10 kriminelë.

Një organizatë e specializuar në vjedhjen e apartamenteve, e cila lëvizte në qytetet italiane në kërkim të objektivave për t’u bastisur.

Shqiptarët tentuan t’i iknin policisë duke dalë nga pas shtëpisë por pas një ndjekjeje të gjatë, dy shqiptarë që përshkruhen si atletë dhe shumë të shpejtë u arritën të kapeshin.

Në xhepat e njërit prej tyre u gjetën çelësat e një furgoni të parkuar pak metra larg banesës së gjykatësit.

Pas kontrollit në furgon agjentët e policisë zbuluan një thesar. Të gjitha sendet e vjedhura në tre apartamentet e tjera, bizhuteri ari, një TV plasma, një kompjuter Apple dhe një çantë plot me veshje.

Dy shqiptarët u dërguan në burg dhe pritet të dalin para gjykatësit për rivlerësimin e masës së arrestit por ndërkohë vijojnë hetimet të ekspertëve shkencorë dhe policisë për të zbuluar anëtarët e rinj të bandës.

Dyshimi është se përveç dy të ndaluarve ishin në aksion dhe hajdutë të tjerë, hipotezë e dalë nga fakti që gjatë ndjekjes shqiptarët kishin hedhur në tokë një radio, e përdorur me shumë mundësi për të qëndruar në kontakt me bashkëpunëtorët.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...