Presidenti Meta takon Presidentin e Senatit Amerikan

E mërkurë, 03 October 2018 09:15

Presidenti i Republikës, Ilir META u prit në një takim të posaçëm nga Presidenti i Senatit Amerikan, Senatori Orrin Hatch.

Presidenti Meta i shprehu Presidentit të Senatit mirënjohjen për ndihmën e  deritanishme që SH.B.A.-ja dhe Senati në veçanti, i kanë dhënë Shqipërisë në procesin e reformave të brendshme në drejtim të forcimit të shtetit ligjor dhe të demokracisë në vend.

 “Shqipëria dhe shqiptarët”, - nënvizoi Presidenti Meta, “nuk do të harrojnë kurrë ndihmën jetike që SH.B.A.-ja u ka dhënë atyre gjatë gjithë historisë”.

 “Shtetet e Bashkuara të Amerikës,” - nënvizoi Presidenti Meta, “është partneri kryesor strategjik i Shqipërisë dhe ne mbetemi tërësisht të angazhuar për forcimin dhe konkretizimin e partneritetit strategjik në të ardhmen, me interes të përbashkët të dy vendeve tona”.

Shqipëria është e përkushtuar për fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim rajonal, si e vetmja rrugë për forcimin e sigurisë e stabilitetit, por edhe mirëqenies së popujve tanë, që kanë vuajtuar aq shumë nga konfliktet e të shkuarës.

 SHBA ka një rol të pazëvendësueshëm në arritjet e deritanishme të Ballkanit në drejtim të paqes e stabilitetit. Angazhimi i tyre edhe në të ardhmen është i domosdoshëm për të mos cënuar arritjet e deritanishme.

 Shqipëria mbështet politikën e “dyerve të hapura” të NATO-s, e pas anëtarësimit të Malit të Zi, urojmë që edhe Maqedonia të bëhet anëtare e Aleancës.

 “Ndërkohë”, - theksoi Presidenti Meta, “inkurajojmë që dialogu Kosovë-Serbi të përmbyllet me sukses për të garantuar të ardhmen europiane të dy vendeve”.

Presidenti i Senatit Amerikan, Orrin Hatch shprehu kënaqësinë e veçantë për takimin me Presidentin Meta, duke vlerësuar lart miqësinë e fortë mes dy vendeve tona dhe shprehu mbështetjen e Senatit për forcimin e marrëdhënieve të gjithanshme midis dy vendeve, jo vetëm në interesin e përbashkët, por edhe në dobi të paqes e zhvillimit të rajonit tonë.

Modifikuar më E mërkurë, 03 October 2018 09:24
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...