Reperi Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi ka publikuar një mesazh në mbështetje të mikut të tij Ervis Martinajt, i plagosur në ngjarjen e ndodhur në një lokal në zonën e ish-Bllokut, mbrëmjen e së enjtes.
Stresi publikon një foto të Martinajt në Instagram dhe shkruan në komentin që shoqëron imazhin: Ne jemi të fortë.
Ervis Martinaj ndodhet në spital pas plagëve të marra nga të shtënat me armë në lokalin Monopoli, jaashtë rrezikut për jetën. Policia njoftoi një ditë më parë se ndaj tij është vendosur një masë arresti. Dyshimet e hetuesve janë se ai ka marrë pjesë në sherrin me armë zjarri që përfundoi me një viktimë. Ndërkohë, avokati i Martinajt tha në një studio televizive mbrëmjen e djeshme se klienti i tij ka ndërhyrë për të shuar sherrin dhe nuk ka qenë pjesëmarrës.