Policia e Burgut të Lushnjës ka mundur të ndalojë futjen në ambientet e burgut të një sasie prej 600 gram kanabis që po i dërgohej, "të fortit" të Beratit.
Në datë 05 tetor 2018, rreth orës 11:45 gjatë kontrollit të shtetasit Besnik Bali në ambientet e kontrollit në IEVP Lushnjë u gjet e fshehur në ushqime sasia e lëndës narkotike, e presuar dhe e paketuar përmes mbështjelljes me natriban.
Droga ishte futur brenda një sasie mishi, të cilën Besnik Bali po ja dërgonte një shtetasi të dënuar, i cili vuan dënimin në IEVP Lushnje.
U kryen të gjithë veprimet procedurale dhe në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë Elbasan dhe u krye arrestimi në flagrancë i shtetasit Besnik Bali.
Gjatë kontrollit në banesën e tij në Elbasan policia gjeti një tjetër sasi lënde narkotike të ngjashme me atë që u kap në IEVP Lushnje. Materialet e çështjes i kaluan Prokurorisë së rrethit Elbasan për veprime të mëtejshme.