×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Vrasje për Elvana Gjatën?! Përmbyset pista e masakrës tek blloku

Saturday, 06 October 2018 12:49

Të gjitha dëshmitë e deritanishme e lidhin konfliktin e përgjakshëm në zemër të ish bllokut me ngacmimin e bërë ndaj këngëtares Elvana Gjata

Por burime të policisë pohuan për Vizion Plus, se mes viktimës Fabian Gaxha dhe grupit kundërshtar ka patur një konflikt që daton një muaj më parë.

Motivi i përplasjes së parë nuk dihet ende me saktësi, por hetuesit po verifikojnë të dhënat që flasin për një konflikt që lidhet me trafikun e drogës.

Duket se që nga ajo kohë, dy grupet kanë patur probleme të cilat arritën kulmin me ngacmimet e bëra nga Gaxha ndaj Elvana Gjatës mbrëmjen e 4 tetorit.

Oficerët ndërkohë nuk kanë marrë ende në pyetje një nga të plagosurit, Eljon Hato, pasi ai vijon të jetë në gjendje të rëndë në spital. Ndërsa i lënduari tjetër, Ervis Martinaj, përmes avokatit, ka mohuar të ketë qenë protagonist i konfliktit.

Nga ana tjetër tre personat e grupit rival, Ervin Mata, oficeri komando i dyshuar per vrasjet Meviol Bilo dhe Fabjol Alushi, janë ende në kërkim.

Ndërsa shoku i tyre Geldo Hoti, i arrestuar në Kakavije teksa po tentonte të ikte drejt Greqisë, ndodhet ende në polici për tu marrë në pyetje lidhur me pozicionin e tij në ngjarje.

Krimi që tronditi Tiranën ndodhi mbrëmjen e të enjtes, kur dy grupet u përplasën me arme, duke lënë pas një të vrarë e dy të plagosur.  Policia sekuestroi vë vendin e ngjarjes 11 gëzhoja, një pistoletë, 10 mijë euro, si dhe disa makina e automjete.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...