Pini verë “shtëpie” në lokalet shqiptare? Kujdes, shumë prej tyre janë të helmuara

Saturday, 06 October 2018 21:12

Sipas ligjit për vreshtarinë dhe verën, në nenin 2 citohet se “Verë” quhet pija që përftohet nga fermentimi alkoolik, i plotë ose i pjesshëm, i rrushit të freskët ose i mushtit.
Kështu kur porositin një gotë verë jemi të bindur që jemi duke konsumuar fermentimin e lëngut të rrushit. Konsumimi i verës ka bërë që ajo të na vijë në tryezë në forma të ndryshme, nga kantina në tavolinë. Tani verën e gjejmë në shishe, kuti, apo dhe shtëpie. Këtë të fundit rëndom e ofrojnë të gjitha baret dhe restorantet e vendit tonë. A thua se të gjithë merren me vreshtari.

Pyetja shtrohet se çfarë vere pinë shqiptarët? Për të mësuar këtë Top Channel dërgoi 5 kampione verë pranë Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë për t’i bërë analizat fiziko kimike. Ku enollogu Krenar Gozhadari do të bëjë interpretimin e rezultateve.

“Njëri nga kampionet është lehtësisht mbi normën përsa i përket prezencës së sulfurëve në verë. Kurse një kampion tjetër, verë e kuqë gjithmonë ka një raport sulfuresh i lidhur me të lirë, pak jo normal. Çfarë roli loz sulfuri në verë, çfarë është sulfuri? Atëherë sulfuret ose SO2 të themi është konservuesi i vetëm i lejuar në verë. Bën ruajtjen e verës që vera të mos na kthehet në uthull. Sa është standardi i sulfurit në verë? Për verën e kuqe limitet për të lirin janë deri në 60mlg për litër, kurse sulfuri total shkon deri në 200 mlg për litër. Dhe kur shohim abuzim të tillë çfarë ndodh me verën? Nëse këto analiza konstatohen duhet të bëhet një bllokim i sasisë”, u shpreh Krenar Gozhadari.

Në vendin tonë të gjithë restorantet të sugjerojnë verën e shtëpisë, por kujdes pasi vera e shtëpisë mund të jetë një verë e përgatitur në kushte laboratorike, pa rrush.

“E vetmja verë ku mund të dyshohet për sofistikim është vera e shtëpisë, e cila ka një alkool prej 11. 26% sipas analizës. Thjesht duke parë përqindjen e alkoolit, pres që kjo verë të jetë ngjyrë e kuqë e lehtë. Pasi supozohet që rrushi në këtë përqindje alkooli ka qenë i pa pjekur. Ndërkohë që vera kishte ngjyrë shumë të errët gjë e cila më bën të dyshoj për vetë të modifikuar”, deklaroi Enollogu.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...