×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Nervat e një maratone, paralizimi i qytetit!

Diel, 07 October 2018 10:22

I gjithë kryeqyteti sot është vënë në dispozicion të maratonës që ka krijuar një kaos masiv në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve.

Për këmbësorët veçanërisht ishte një luftë e vërtetë të çaje përmes bllokadave dhe policëve të vendosur çdo dy metra.

Si një qytetare e thjeshtë sapo vërejta bllokimin e rrugës, pyeta me kortezinë më të madhe oficerin e policisë në bulevard se ku mund të kaloja për të arritur në destinacionin tim. Dhe përgjigja e tij ishte: Ik andej!, duke më drejtuar nga korpusi. I thashë që më shkonte vonë për punë dhe se i binte larg, por nuk vonoi me përgjigjen e tij: Shko se s’është shumë larg, bëj stërvitje!

Një bisedë kjo shumë konstruktive me oficerin, ku shkëmbyem edhe këshilla mes nesh.

Pasi ndoqa udhëzimin e tij, unë dhe një grup tjetër qytetarësh, shkojmë drejt hyrjes së liqenit me shpejtësi për të arritur në kohë në punë. Pasi jo të gjithë e kemi luksin ta bëjmë fundjavën apo të djelën pushim në një vend si Shqipëria.

Menduam se kjo do të ishte pengesa e vetme, por përsëri tek hyrja e liqenit kudo kishte bllokada që nuk mund të kaloje asgjëkundi. Dhe zgjidhja e vetme ishte ti bindeshe rregullave e të rrijë të shihje maratonën për orë të tëra, ose të rebeloheshe dhe të kaloje ‘pa leje’ në rrugën që të përket.

Disa zgjodhën të rebeloheshin, përfshirë edhe mua, duke dëgjuar kështu britmat e oficerëve për mosbindje.

Neveria ndaj një oficeri policie në rrugët e kryeqytetit nuk ka të sosur, sidomos kur dëgjon ti drejtohen një të moshuari që nuk di ku të orientohet me fjalët më arrogante dhe përçmuese: Nxito mor ti, ec andej! Por ndonëse i moshuar, zotëria diti t’ua kthejë një përgjigje të merituar. ‘Turp t’ju vijë i tha, ju të hiqnit kapelën mua dhe jo të silleshit në këtë mënyrë!’. Por kjo frazë nuk u bëri përshtypje duke treguar indiferentizëm.

Të gjithë ne sot, për shkak të një maratone kemi rrezikuar vendin e punës. Por mbi të gjitha kemi ushqyer një urrejtje të madhe ndaj çdo oficeri që kemi hasur. Kjo është policia e Lali Erit!. Ky është pasqyrimi i një qeverie! Kjo është policia që duam!

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...