Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO): Shqipëria përkeqësim në mbrojtjen sociale për të moshuarit

Hënë, 08 October 2018 10:13

Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) raportoi se Shqipëria është mes vendeve që ndër vite ka përkeqësuar mbrojtjen sociale për të moshuarit. Në një raport të publikuar ditëve të fundit nën titullin “Mbrojtja sociale për personat më të moshuar : trendet në politikat kyçe dhe statistikat 2017-2019” vendi ynë renditet mes atyre që në raport me të kaluarën kanë bërë hapa pas.

“Ndërkohë që 68 për qind e personave në moshë përreth globit marrin një pension, niveli i përfitimit mbetet i papërshtatshëm” thekson raporti i ILO duke ju referuar zhvillimeve të përgjithshme globale.

I njëjti raport thekson se pavarësisht përpjekjeve të bëra kudo në botë për të zgjeruar mbulimin jo të gjitha vendet ja kanë dalë me sukses.

“Shqipëria, Azerbajxhani dhe Greqia për shembull, vende që më parë kanë arritur nivele mbulimi afër 90 për qind ose më lart në 2000-ën kanë vuajtur rënie që nga ajo kohë me nivele mbulimi 12-16 për qind” thuhet në raport.

I njëjti dokument analizon se Shqipëria garanton në politiken e saj të mbrojtjes së të moshuarve edhe një pension social që përfitohet në moshën 70 vjeçare për ata që nuk kanë vite sigurimi. Por nëse i hedhim një sy tabelës krahasuese me shumicën e vendeve pensioni social nis nga mosha 60 vjeç me një dominancë të atyre vendeve që e japin në 65 vjeç e sipër dhe më pak ato vende që këtë mbrojtje e nisin tek të 70-at e individit.

Pensioni social i vendosur në 2015-ën që ka një vlerë 7 mijë lekë në Shqipëri është sa 30.7 për qind e pagës minimale referuar përllogaritjeve të ILO. Edhe në këtë raport niveli është shumë më i ulët se vende të tjera si për shembull Estonia që e ka sa 38.9 për qind e pagës minimale, Greqia sa 34.6 për qind apo Kosova sa 44 për qind e pagës bazë.

Gjithsesi sipas ILO-s specifikat e mbrojtjes sociale variojnë nga njëri vend në tjetrin dhe nuk mund të bëhet një unifikim i tyre. Për shembull në skemën shqiptare gjen elementë të kombinuar ku përveç atyre që përfitojnë mbrojtje pasi kanë mbushur moshën e pensionit që cakton ligji, ka edhe veteranë lufte, persona me status të veçantë apo skema suplementare. Monitor

 

Modifikuar më Hënë, 08 October 2018 10:28
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...