A e di Rama këtë? Ambulanca pa mjek, pa ujë, drita dhe tualet

Tuesday, 09 October 2018 20:38

"E shikoni si janë kushtet, primitive, si do vijë doktori këtu?Nuk ka kushte"

"Bëhemi 3-4 mijë banorë dhe askush nuk vë dorë këtu. Në dimër banjat e banorëve rrjedhin në kanalin afër ambulancës.Edhe infermierja që është këtu kur shkon kryen shërbimet nëpër familje, kryen dhe nevojat personale.Kjo nuk quhet ambulancë vetëm t`i bëjmë qejfin vetes që kemi ambulancë".

"Unë jam 86 vjeç dhe vete në Sarandë vizitohem.Mjekja rri në Metoq, ndërkohë që Metoqi është sa një lagje e jona, ne jemi 10 fish nga Metoqi.Kanë ardhur shumë mjek, kanë bërë një orë punë në mëngjes dhe kanë ikur, s`kanë ardhur më fare".

Mungesa e kushteve ngrihet si shqetësim dhe nga infermierja e qendrës shëndetësore.

Infermierja: Unë shërbej dhe këtu dhe në qendrën e Metoqit.Këtu nuk ka banjo, nuk ka ujë. Thjeshtë është shërbim sa për infermiere, matje tensioni dhe injeksione.Doktoresha është në Gjashtë që mbulon dhe Metoqin dhe Gjashtë. Kemi bërë kërkesë disa herë në bashki dhe Ministri por nuk kemi marrë përgjigje. Nga Ministria na është thënë se do u sigurojmë një vend me qira ppr ende nuk ka gjë konkrete.

Ndërsa mjekja që duhet të mbulojë dhe ambulancën e këtij fshati, rri në Metoq, sepse siç pohon ajo aty i ka kushtet ndërsa në Gjashtë jo.

Mjekja: Unë jam mjeku për tre fshatra, Shelegarin, Gjashtën dhe Metoqin.Por qendrën e kemi këtu.Ajo nuk është normale. Është një infermiere që qëndron 2-3 orë në mëngjes, më tepër në terren.Kush ka kërkuar në shtëpi ne i kemi shkuar.

Ky problem që nga 2014 është dërguar dhe në institucione zyrtarisht për zgjidhje, por ka rënë në vesh të shurdhër.

Këtë e pohon dhe Drejtoresha e Qendrës Shëndetësore Sarandë, Hajrie Ymeri, e cila thotë që edhe Ministria edhe Bashkia nuk i kanë dhënë leje për të marrë një ambient të ri me qira.

Drejtoresha e Q.SH. Sarandë: Me të ardhur mjekja e re e emërova në Gjashtë, ajo punoi vetëm 3 muaj atje dhe u largua mjekja e Metoqit, për mos e lënë pa shërbim e çova mjeken e Gjashtës në Metoq. Ambienti i Gjashtës është i papërshtatshëm, nuk ka aneks sanitar, për shtesë nuk kam pasur fuqi, ambineti është pa dokumenta. Për këto probleme që në 2014 i jam drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë dhe Drejtorisë së Shëndetit Publik Sarandë. 

Më së fundi i jam drejtuar fondit të sigurimeve shëndetësore për marrjen me qira të një ambienti, por nuk kam marrë përgjigje. I jam drejtuar Bashkisë për të marrë një kat në kopshtin e Gjashtës. Rashë dakord me drejtorin e shkollës që katin e parë ta merrja ta bëja qendër shëndetësore duke ndërprerë çdo marrëdhënie me kopshtin dhe të gjitha paratë do ishin nga të ardhurat dytësore të qendrës .Po kështu ramë dakord dhe me drejtorin e drejtorisë arsimore. I dërgojmë shkresë kryetares së bashkisë dhe kryetarja e bashkisë na dërgon përgjigje negative.

Ndërkohë Drejtori i Drejtorisë së Shëndetit Publik Sarandë, Arjan Kalcuni, fton gazetarin e "BOOM" në një intervistë kompromisi.

Para intervistës shprehet: Ç'u duhet banja atyre? Vete aty bën një gjilpërë dhe ikën, çfarë u duhet banja? Duhet të korrektojmë ca gjëra. Jo më tha infermierja s'ka ujë, s'ka banjo.Nuk është normale, nuk ke pse i thua këto.Për tualetin po, por mos thuaj që nuk ka ujë. Mos ma përmend ujin.

Ndërkohë gjatë intervistës: Është e vërtetë që ambjenti është i papërshtatshëm, është ambjent i vogël, mungon tualeti. Por nuk ka munguar asnjë ditë shërbimi. Infermieri që punon aty është dhe banor i fshatit, punon me turne duke u kordinuar me punonjësen tjetër. Shërbimin e bëjnë 24 orë. Sa i takon ambjentit, i është bërë kërkesë vazhdimisht Ministrisë që nga 2014 për të marrë një ambjent të ri ku të ketë dhe ambjente sanitare dhe të jetë një ambjent më i madh ku të ketë mundësi që edhe mjeku të jetë prezent çdo ditë në atë qendër.

Modifikuar më Tuesday, 09 October 2018 20:40
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...