×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

“Të gjithë ikin nga Shqipëria”, fjalët e adoleshentit shqiptar për mediat franceze

E mërkurë, 17 October 2018 11:51

Një duzinë emigrantësh shqiptarë në Francë u dëbuan nga vendbanimet ku po qëndronin ilegalisht, pa pasur mundësinë e strehimit. Ditën e djeshme ata zhvilluan një takim në Bashkinë e Brest për gjetur një zgjidhje për akomodimin e tyre. Disa prej tyre ndodhen në Francë prej 2 javësh, kurse të tjerë prej 2 apo 3 vitesh.

Një pjesë e tyre gjejnë punë disa ditore, kurse të tjerë sezonale. Por të gjithë kanë aplikuar për statusin e azilantit. Duke mos pasur këtë status, ata as nuk mund të punësohen legalisht dhe as të strehohen. Për këtë arsye, ata enden rrugëve dhe flenë ku të munden. Në takimin që zhvilluan të martën në Bashki, grupi i shqiptarëve shpjegoi se nuk mund të kthehen sërish në Shqipëri.

Një i ri shqiptar, rreth 20 vjeç, ka braktisur studimet dhe është larguar nga vendi. “Situata në Shqipëri është katastrofike. Për të jetuar atje, duhet të jesh kriminel. Është e pamundur të gjesh një punë që paguhet më shumë se 5 ose 7 Euro në ditë. Dhe nëse e gjen, do tatohesh dy herë. Njëherë nga shteti dhe njëherë nga mafia. Të gjithë po largohen nga Shqipëria“, thotë 20-vjeçari shqiptar për mediat franceze.

“Disa kanë marrë kërcënme me vdekje”, tha një tjetër shqiptar i moshuar. “Policia po na pret në kufi për të na penguar të largohemi nga vendi”, shprehet një tjetër adoleshent.

Të gjithë shqiptarët pretendojnë se kanë aplikuar për azil, mirëpo autoritetet aty thonë se nuk mund të bëjnë asgjë për strehimin dhe punësimin e tyre nëse nuk u del statusi i azilantit. Edhe në takimin që patën në Bashkinë e Brest, nuk morën asnjë garanci për strehim. Një grup qytetarësh u ofroi atyre strehim, por vetëm për fundjavën, duke mos gjetur sërish një zgjidhje përfundimtare. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...