Vidhnin sende me vlerë, kapen “mat” 3 shqiptarë në Itali

Premte, 19 October 2018 08:47

Tre shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane për veprën penale të vjedhjes së banesave. Mediat fqinje raportojnë se të arrestuarit janë nga Shqipëria, konkretisht dy të rinj të lindur në 1999 dhe një grua 30-vjeçare.

Shqiptarët kishin vjedhur një laptop të shtrenjtë, bizhuteri të shumta dhe sende të tjera me vlerë. Agjentët e policisë kanë arrestuar tre shqiptarët, dy djem të cilët ndodhen aktualisht në paraburgim në Pistoia dhe gruaja është lënë në arrest shtëpiak.

Pas kontrolleve të kryera, tre shqiptarëve iu janë gjetur dhe sekuestruar disa sende me vlerë, të cilat i kishin përvetësuar përmes aktiviteti të paligjshme të vjedhjes.

Identiteti i të arrestuarve nuk bëhet i ditur, ndërsa hetimet janë intensifikuar me qëllim zbulimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...