Laboratori i drogës në Has, zbulohen bosët që e kontrollonin

Saturday, 20 October 2018 13:15

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar gjatë ditës së sotme përmes një postimi në ‘facebook’ në lidhje me laboratorin e drogës në Has.

Sipas Berishës, fshatarët e arrestuar janë thjeshtë punonjës të fabrikës.

Sipas ish-kryeministrit bosët e vërtetë të heroinës janë deputetë e pushtetarë të lartë, me prona në Tiranë e Vlorë.

Postimi i plotë:

Fshatarët Branogut miliardierë me një furgon apo kurbanet e narkopushtetarëve!

Të dashur miq, në një operacion ndërkombëtar të dekonspiruar nga narkopolicia, në fshatin Branog u zbulua fabrika më e madhe e heroinës së partisë, u konfiskuan rreth 100 kg heroinë e pastër, kurse 160 kg heroinë dhe miliona euro thuhet se u morën dhe u zhduken nga narkokomisari i policisë.

Në këtë operacion u arrestuan fshatarët Mustaf dhe Xhavit Shuti, babë dhe bir, ekstremistë të partisë siçiliste dhe një zjarrfikës në Shkodër e një punonjës bashkie në Krujë.

Por me të drejtë mund të shtrohet pyetje nëse fshatarët Shuti, të cilët deri tani rezulton se kanë një furgon, janë kurbanë të partisë siçiliste për të maskuar bosët e pushtetit apo miliardierë me fabrikë heroine.

Për fshataret e Branogut, por edhe burime të antidrogës, ata janë thjeshtë roje dhe punëtorë të fabrikës kurse bosët e saj janë deputetë dhe pushtetarë të lartë me prona të mëdha në Tiranë, Vlorë, etj.

Narkopolicia si zakonisht mbron pushtetarët bosë të narkotrafikut. Suksesi i vërtetë pra është fshehja dhe mbrojtja e kokave të këtij rrjeti narkotrafiku.

Modifikuar më Saturday, 20 October 2018 13:17
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...