Neritan Liçaj: Ky profesion do këllqe, jo servilosje deri në neveri

Diel, 21 October 2018 15:28

Aktori i njohur i skenës teatrale dhe kinematografisë shqiptare, Neritan Liçaj tregon se është bërë pjesë e këtij profesioni prej rreth 25 vitesh dhe pavarësisht këtij fakti thotë se ende nuk di shumë rreth tij.

Ai ironizon qëndrimin e disa kolegëve të tij, se duke shfrytëzuar këtë profesion bëjnë pazare, servilosen për arsye të ndryshme. Përmes një postimi në ‘facebook’, Liçaj shkruan se edhe pse ka një çerek  shekulli që e ushtron këtë profesion ende nuk di asgjë për të.

Postimi i plotë:

Në këtë çerek shekull që ushtroj këtë profesion kam mësuar shumë prej tij, por ende nuk di asgjë!

Por për një gjë jam i sigurt! Çka duhet të bësh është ta duash atë, jo të bësh pazare në të!Të punosh për të jo të spërdridhesh si t’ja hedhësh atij(profesionit),të gjesh forma të pista dhe arriviste!Të jesh i sinqertë me të dhe jo të përpiqesh të gënjesh apo të hipokritizosh me të!Me pak fjalë, të duash atë jo veten tënde në të!Po bëre ketë (ta duash atë),rri ballë hapur!Nuk ke frikë!Nuk servilosesh dhe lëpihesh deri në neveri,as nuk ke frikë se dikush mund të ta marrë atë,sepse e ke fituar dhe jo vjedhur profesionin,Kaq gjë e di!

E thënë troç ky profesion,si dhe të gjithë të tjerët,do këllqe dhe nuk bëhet me të hedhur!”, shkruan aktori.

Në marshimin e javës së kaluar, aktori u shpreh mjaft ashpër ndaj kryeministrit Rama, duke i kujtuar se ai s’mund të bëjë çtë dojë me shqiptarët.

Liçaj bëri një krahasim me Rikardin e tretë, duke paralajmëruar kryeministrin të largohet si një njeri normal para se të jetë shumë vonë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...