Anketa për turizmin, 70 për qind e bizneseve konfirmojnë se konkurrohen nga aktiviteti informal

Tuesday, 23 October 2018 11:14

Të paktën 70 për qind e bizneseve që operojnë në sektorin turistik dhe të pyetura nga Këshilli i Investimeve konfirmuan se konkurrohen nga aktiviteti informal. Rezultatet e plota pritet që të zbardhen në ditët në vijim ndërkohe që të dhënat paraprake tregojnë se modeli i biznesit dhe informaliteti ka specifika sipas destinacioneve. Kështu ndërsa në nivel kombëtar 70 për qind shprehen se konkurrohen nga informalët, në bregdet përqindja e atyre që kanë konfirmuar këtë ulet në 68 për qind, 23.4 për qind janë shprehur se nuk ndjejnë konkurrencë nga kategoria e atyre që nuk janë të regjistruar. Bizneset në sektorin e turizmit në zonat me orientim kulturor dhe historik në 90 për qind të rasteve janë shprehur se konkurrohen nga të tjerët informalë. Ata që operojnë tek turizmi jo tradicional kanë një përqindje më të ulët se kjo por sigurisht jo poshtë nivelit kombëtar. Bizneset e vogla në destinacionet turistike shprehen në 68 për qind të rasteve se konkurrohen nga grupi informal kurse ato të mëdha në 75 për qind të rasteve kanë dhënë këtë përgjigje.

Në prezantimin e anketës biznesi ka nënvizuar se informaliteti më i madh nuk vjen nga hotelet e formalizuara, por nga apartamentet apo vilat e pashitura të cilat së fundi po jepen me qira për vizitorët e huaj dhe kanë nxitur konkurrencën e pandershme. Formalizmi i sektorit sipas tyre mbetet kompleks, dhe duhet të konsiderojë jo vetëm pjesën fiskale por edhe aspektet qe lidhen me ofertën turistike, zgjatjen e sezonalitetit të sektorit dhe rritjen e shpenzimeve mesatare të vizitorë të huaj në Shqipëri të cilat aktualisht mbeten ende në nivele të ulëta.

Ndër të tjera Këshilli i Investimeve në gjetjet e anketës ka nënvizuar disa aspekte . “Informaliteti mbetet një problem sistemik i sektorit me specifika sipas destinacioneve turistike dhe modelit të bizneseve që operojnë në turizëm, b) Struktura e bizneseve të sektorit mbetet mjaft dinamike, nga bizneset e vogla tek bizneset e mesme dhe ato më të mëdha, me veçoritë e tyre sipas destinacioneve turistike/ % e investimeve të huaja në sektor është e ulët, c) Reformat rregullatore kanë përmirësuar klimën e investimeve në sektor – vlerësohen procedurat e regjistrimit, licencimit dhe vendosjes së një lidhjeje me autoritetet tatimore, d) ndërkohë, disa shqetësime kryesore të biznesit kanë të bëjnë me konkurrencën e pandershme, mungesën e cilësisë në burimet njerëzore për të përballuar numrin në rritje të vizitorëve, pengesa në aksesin në financim, nevoja për më shumë investime në infrastrukturën publike” nënvizohet në gjetjet e KI dhe të prezantuara pak ditë më parë në mbledhjen e radhës.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...