Përgjimet e trafikut të drogës: Hap një llogari, do vijnë 500 mijë euro

Tuesday, 23 October 2018 11:13

Në dosjen voluminoze të prokurorisë për grupin kriminal që trafikonte drogë, bien në sy shuma e mëdha të parave që ata lëviznin me njëri-tjetrin. “Gazeta Shqiptare” zbardh sot një pjesë të përgjimit të njërit prej të arrestuarve, Hajri Seferi, i cili me sa kuptohet kërkon të hapë një llogari bankare për të arkëtuar 500 mijë euro. Sipas prokurorisë: “Nuk rezulton që Hajri Seferi apo ndonjë i afërt i tij të ketë aktivitet tregtar, biznes të ligjshëm dhe ka dyshime të arsyeshme, të bazuara se këto transaksione dhe të ardhura vijnë nga aktiviteti i tij kriminal dhe i grupit të tij kriminal”, thuhet në dosjen e prokurorisë.

DOSJA E PROKURORISE
“I dyshuari Hajri Seferi dhe bashkëpunëtorët e tjerë në veprimtarinë e tyre rezulton se përveç veprimeve të kundraligjshme në lidhje me narkotikët (si në trafikim ashtu edhe në shitje, transportim, tregim, etj.), rezulton se kanë pasur përfitime të mëdha, të cilat i kanë investuar në pasuri të ndryshme.

 

Kështu më datë 05.04.2018, i dyshuari Hajri Seferi, përdorues i numrit XXX komunikon me përdorues i numrit XXX sipas të cilit:

 


‘Na foli her ksaji. Po bre ma kalo…/ Alo mirëmëngjesi.

Mirmëngjesi… Nga T.B., jam E., ka ardhë XXX dhe do të baj ni veprim, thotë do të hapi llogari të arkëtojë 500 mijë euro, sepse thotë do bëji pagesat e firmave, tani ma sqaro ni çikë si domethan për qa do hapet llogaria, sepse do paguhet firma pra, do paguhet firma, po me firmën ke lidh ndonjë kontrate paraprake. Jo, jo, nuk kam asi lloji kontrate… Po sa do jetë vlera e investimit, sepse nuk lejohet që domethënë të bëhen pagesa nga një llogari individuale tek firma, nëse nuk ka një dokument përkatës…’.

Nga të dhënat e përftuara deri më tani nuk rezulton që Hajri Seferi apo ndonjë i afërt i tij të ketë aktivitet tregtar, biznes të ligjshëm dhe ka dyshime të arsyeshme, të bazuara se këto transaksione dhe të ardhura vijnë nga aktiviteti i tij kriminal dhe i grupit të tij kriminal”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...