Dorëheqja e Xhafajt, gazetari zbulon prapaskenat: Është prishur marrëveshja, çfarë pritet të ndodhë

Saturday, 27 October 2018 17:34

Gazetari Basir Çollaku i ftuar në studion e Fax News ka komentuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Për Çollakun  pas dorëheqjes së tij, mund të fshihet përplasja  me kryeministrin Edi Rama për kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako. Çollaku largimin e tij, e cilëson si një prishje të marrëveshjes brenda bashkëpunëtorëve të rilindjes, teksa paralajmëron një lëvizje nga pala tjetër.

“Nuk dihet nëse pjesa tjetra do të pranojë, se kemi prishje të një marrëveshjeje. Prishja e njërës anë të kontratës do të thotë që pala tjetër do të marrë një veprim që shumë shpejt do ta shohim”, thekson ai.

Gazetari  thekson se Rama po e mban akoma më afër  Dakon pas plasjes së skandaleve, duke iu referuar daljeve  në skenë të  përgjimeve me grupin e “Avdylajve”.

Është pak komike, e shtuna është komuniste për qeverinë, ku janë bërë arrestime dhe shkarkime. Është një përplasje e fortë brenda PS, nuk besoj se është dorëheqje e  ministrit të Brendshëm. Është një përplasje mes vetë kryeministrit dhe ministrit të brendshëm, Fatmir Xhafaj për kryebashkiakun e Durrësit. Pas përgjimeve prokuroria po bëhej gati ta arrestonte.

Ai nuk u largua kur vëllai i tij u dënua me formë të prerë nga Gjyakata italiane, pra nuk është një dorëheqje morale. Ne në këtë kontekst se çfarë ka ndodhur mes dy ditësh ku nuk kishte një propozim të ministër të Brendshëm. Është një përplasje mes të fortëve të PS-së, Rama po e mban më afër Vangjush Dakon pas plasjes së skandaleve. Është duke u zbërthuar ngjarja e viteve 2017, po zbardhet skema e grupeve kriminale ku së bashku me PS ndajnë së bashku pushtetin. Kishte vazhdur fushata elektorale mes kandidatëve të mazhorancëve dhe grupeve kriminale”, tha ai.

Çollaku teksa analizon punën e Xhafaj në krye të Ministrisë së Brendshme thekson se nëse ai do të ishte në anën e duhur, goditjet  jo vetëm do ishin bërë edhe më herët, por edhe arrestimi i vëllait të tij nuk do priste denoncimin e  opozitës.  Për gazetarin përgjimet e megaoperacionit “VOL-VO4” janë vetëm një përqindje e vogël të asaj që vërtet po fsheh kjo dosje, ndërsa dorëheqja e tij vetëm po mban “Rilindjen” në pushtet.

  “Nëse Xhafa do ishte në anën e duhur, do ishin bërë goditjet më herët. Vëllai i tij në burg erdhi pas denoncimit të opozitës. Në megaoperacionin ka patur një fletëarresti për Vangjush Dakon por është kthyer pas.  Është vetëm 1% e asaj që ka dalë. Kemi një dosje që po hetohet nga prokuroria. Këto përgjime shërbejnë si indicie për prova. Unë po them që ka patur edhe erma të tjera që kanë qenë në prag të firmosjes së urdhër së arrestit.

Kush i la jashtë?

Nëse do bëheshin arrestimet do ishim duke mbajtur zgjedhje të parakohshme. Mund të themi që Xhafa ka mbajtur në qeveri Rilindjen.  Sigurisht ai është i informuar se cilin nga ato ka çuar me bandat e pista. Këtyre njerëzve nuk mund t’i bëjë naze as Fatmir Xhafaj as Edi Rama.

 Më i zbuluar ka dalë kryeministri, me zbulimin e Dakos dhe asaj që sillte kjo dosje kjo qeveri do kishte rënë. Nuk janë pjesë e presionit dhe trysnisë politike por e miqve të politikanëve”, u shpreh Çollaku.

Teksa zbardh prapaskenat e dorëheqjes së Xhafajt, Çollaku thekson se një element është edhe paralajmërimi i Tahirit për konferencë, në të cilën priten të vërteta tronditëse.  Për Çollakun ekziston edhe mundësia që kryeministri Rama shantazhon ministrat e kabinetit me video-përgjime rozë.

Hipotezat nuk janë të pakta. Një element është paralajmërimi ish-ministrit Tahiri për konferencë. Ose ajo deklarata e kryeministrit, të gjithë ata anëtarë të PS-së, nuk duhet t’i bijnë me gurë shtëpisë së tyre, pavarësisht historive rozë. Lind pyetja nëse Rama ka video-përgjime rozë që më pas i detyron t’i shkarkojë.  Mbase kryeministri do të hedhë dritë nëse këta do reagojnë. Nuk dihet nëse pjesa tjetra do të pranojë, se kemi prishje të një marrëveshjeje. Prishja e njërës anë të kontratës do të thotë që pala tjetër do të marrë një veprim që shumë shpejt do ta shohim.

 Ajo që gjykoj së paku se ambasada amerikane mbështet qeverinë shqiptare.  Ka patur një prishje të raportit.  Në këtë aktivitet për të folur për luftën ndaj krimit ka qenë ministri i propozuar. A vërtet mendojnë këta qeveritarët e sotëm që do të vijnë statistika të sheqerosura.  A ishin gjermanët që i vunë vulën historisë së “Xibrakës”. Ai ishin prapë gjermanët që na sinjalizuan për operacionit e Shijakut dhe Hasit. Bashkëpunimi mes partnereve është prezent si gjithmonë por jo pjesëmarrja e trupave fizike. Sepse ka rënë besueshmëria te pala shqiptare.

Sërisht numri i atyre që është arrestuar me ata që pritet të arrestoheshin nuk ka përkim edhe mund të ketë patur dekonspirim. Për të mos folur për krerët e bandave, ka patur rrjedhje të gjithë ata që quhen krerët e bandave janë arrestuar. Njerëzit që kanë marrë miliona euro nuk janë në qeli. Ata i kanë bërë me dije që duhet të largohen sepse dosjen e kanë gjermanët dhe amerikanët.

Zoti Xhafa ka bërë një sigël politike apo si një ministër.  Nuk jam dakord që ministri të na thotë se kemi 40 banda dhe po punojnë. Do isha dakord nëse do ishte thënë janë arrestuar pasi ajo deklaratë do të thotë që  është bashkëpunëtor me ta”, thekson Çollaku.


Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...