Ngjarje e rëndë në Kamzë, ja emri i të arrestuarit

Diel, 28 October 2018 11:38

Tre ditë më parë në Kamzë ka ndodhur një ngjarje rëndë.

Policia ka bërë publike sot detaje në lidhje me përplasjen me makinë dhe më pas dhunimin e një personi.

Sipas Policisë së Tiranës kjo ngjarje ka qenë e porositur nga një person tjetër, i cili ka paguar dy të rinj për të dhunuar një qytetar.

Njoftimi i Policisë së Tiranës:

Zbardhet ngjarja e ndodhur në Kamëz më datë 25.10.2018, ku shtetasi Elis Ademi, duke drejtuar mjetin tip ‘Ford’ përplasi qëllimisht mjetin tip ‘Volksvagen’ i cili drejtohej nga shtetasi I. Xh., dhe më pas u konfliktua fizikisht me të duke përdorur dhe armë zjarri.

Policia arreston shtetasin Elis Ademi, 32 vjeç, si dhe identifikon e shpall në kërkim bashkëpunëtorin dhe porositësin e kësaj ngjarjeje.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale dhe arma e zjarrit.

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.5, pas një pune intensive hetimore bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

- Elis Ademi, 32 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se shtetasi Elis Ademi është paguar nga shtetasi S. C., për të dhunuar fizikisht shtetasin I. Xh.

Shtetasi Elis Ademi për kryerjen e kësaj porosie ditën e ngjarjes kishte marrë dhe shtetasin F. M., duke i premtuar një shumë monetare.

Policia ka shpallur në kërkim shtetasit:

- S.C., porositës i dhunimit fizik të I. Xh.

- F. M., bashkëpunëtor i shtetasit Elis Ademi.

Në vijim të veprimeve hetimore policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit të cilën shtetasi Elis Ademi pas ngjarjes e kishte hedhur në Qerek, në zonën e Fushë Krujës.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit E. A., për veprat penale ‘Vrasja e mbetur në tentativë’, ‘Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit’, ‘Shkatërrimi i pronës’ dhe ‘Prishja e qetësisë publike’, parashikuar nga nenet 76 e 22, 25, 278/2, 150 dhe 274  të Kodit Penal.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...