Një incident është shënuar mbrëmjen e djeshme në Krushevcë të Serbisë, ku një autobus me pasagjerë nga Kosova është sulmuar me gurë.
Sulmi ka ndodhur rreth orën 22:20 dhe mësohet se nuk ka pasur të lënduar. “Kemi qene të tronditur, ne ishim duke udhëtuar me linjën Prishtinë-Austri me Agjencinë “Festimi”. Jemi ndalur pas 300 metra”, thotë një nga pasagjerët.
Kjo nuk është hera e parë që ndodh një incident i tillë në Serbi. Edhe më herët janë sulmuar autobusë me pasagjerë shqiptarë.