Euro ka forcuar lehtë pozitat pozitat ndaj monedhës vendase ditën e sotme. Valuta europiane është rritur me 0.2 lekë për njësi nga dita e djeshme, duke u ngjitur kështu në kuotën e 124.4 lekëve.
Ndërkohë, në rritje është regjistruar edhe vlera e dollarit amerikan. Monedha është forcuar me plot 0.5 lekë për njësi kundrejt valutës kombëtare, lekut. Sot, dollari këmbehet në pikat e këmbimit valutor për 109.3 lekë në blerje dhe 110 lekë në shitje.
Ndërsa, dita e martë nuk ka sjellë ndryshime në vlerën e paundit britanik, i cili vijon të mbetet në të njëjtat vlera të një dite më parë.
Sa i takon monedhave të tjera, dollari australian është rritur ndjeshëm ndaj lekut me plot 0.5 lekë për njësi dhe këmbehet sot për 77.5 lekë. Dollari kanadez gjithashtu është forcuar lehtë ndaj monedhës vendase me 0.2 lekë, duke u ngjitur në kuotën e 83.2 lekëve. Me 0.3 lekë për njësi është rritur edhe franga zvicerane, e cila këmbehet sot për 109.3 lekë në blerje dhe 110 lekë në shitje