Kina po planifikon të nisë ndërtimin e aeroportit të saj të parë në Antarktidë në muajin nëntor. Studiuesit kinezë kanë nisur punën e anketimit në përgatitje për aeroportin, i cili do të jetë në gjendje të operojë me Snow Eagle 601 të Kinës, një avion i vogël polar, sipas gazetës kineze ‘Keji Daily.’
“Si një vend i rëndësishëm kërkimor-shkencor në Antarktidë, Kina duhet të sigurojë aftësinë logjistike të mbështetjes së aktiviteteve të saj në këtë kontinet. Për këtë arsye, ndërtimi i aeroportit të ri ka rëndësi të madhe dhe siguron mbështetje për menaxhimin e hapësirës ajrore të Kinës në Antarktidë”, shkruan ‘Keji Dayili’, ndërsa shtoi se në të ardhmen aeroporti do të ofrojë garanci për avionë më të mëdhenj dhe një flotë ajrore.
Rritja e interesit mbi territorin dhe resurset në kontinentin e akullt, si dhe rrugët e vlefshme të transportit ajror nëpër rajonet polare të planetit, kanë nxitur Kinën të investojë shumë në infrastrukturën e saj antarktike.
“Në më pak se 10 vjet, Kina ka përparuar nga të qenit një lojtar i vogël në Arktik për t’u bërë një aktor i madh”, tha Anne-Marie Brady, profesoreshë e shkencave politike në Universitetin Cantebury. Sipas saj, rajonet polare, shtrati i deteve të thella dhe hapësirat e jashtme janë territoret e reja strategjike ku Kina do të tërheqë burimet e saj për t’u bërë një fuqi globale.
Në janar të këtij viti, Kina publikoi një letër shtetërore që përshkruante ambiciet për të ndërtuar një “rrugë mëndafshi polare” të anijeve në të gjithë Antarktidën.
G.D/SCAN