Problematika e rënies së lindshmërisë me të cilën po përballen shumë shtete ka bërë që të ndërmerren poltika të ndryshme që kanë si synim stimulimin e lindshmërisë përmes politikave sociale të ndryshme. Ndër këto vende është edhe Shqipëria që krahas lehtësive të tjera që ka ndërmarrë sëfundmi, ka edhe një politikë që synon të japë shpërblime që variojnë nga 40-120 mijë lekë për çdo fëmijë të lindur. Bonusi i ri i bebes do të aplikohet vitin e ardhshëm.
Ndërkohë, Italia duket se po shkon drejt një skemë edhe më të veçantë. Ata që kanë dy fëmijë dhe që bëjnë një fëmijë të tretë, do të përfitojnë tokë falas për të paktën 20 vite. Tokat e braktisura mund t’u jepen me koncesion falas për 20 vite familjeve të cilave u lind fëmija i tretë në vitet 2019, 2020 ose 2021. Kjo masë synon të favorizojë rritjen demografike. E për ato familje që planifikojnë që të blejnë shtëpinë e parë pranë tokës së përfituar, parashikohen edhe kredi pa interesa deri në 200 mijë euro.
Veç tokave shtetërore, për këtë projekt do të caktohen toka të braktisura në Abruzzo, Basilicata, Calabria, Campania, Molise, Puglia, Sardegna dhe Siçili.