Transferta e pakushtëzuar për bashkitë, Lal Eri pjesën e luanit, i “përkëdheluri” i Ramës

E mërkurë, 31 October 2018 14:55

Edi Rama ka treguar cdo vit se eshte kundera bashkive dhe qytetareve qe votojne perfaqesues te se PD per bashkite. Kjo ka ndodhur me Kamzen, Vora, Shkodren, Kukesin etj, dhe po ndodh serish edhe per 2019. Sa i perket kalimit te transfertes se pakushtezuar Rama i Rilindjes serish i ka dhene pjesen e luanit Lal Erit i cili tashme eshte i perkedheluri i tij si dhe bashkive qe drejtojne perfaqesues te PS si Durres, Elbasan etj.

Rreth 24.3 miliardë lekë do të shpërndahen tek 61 bashkitë në të gjithë vendin gjatë viti 2019 në formën e transfertës së pakushtëzuar. Rritja krahasuar me vitin aktual është modeste, me rreth 1 miliardë lekë. Por cilat janë bashkitë më të “përkëdhelura” dhe ato që marrin më pak fonde. Referuar tabelave të buxhetit 2019, të siguruar nga SCAN, fondet më të larta do të shkojnë për Bashkinë Tiranë, afro 3.5 miliardë lekë, ndër të cilat, pjesa më e madhe do të përdoret për personelin mësimor.

Për këtë bashki ka pasur rritje me 400 milionë lekë. Pas Tiranës, Bashkia e dytë në renditje me rreth 1.2 miliadrë lekë është Durrësi dhe e treta me rreth 1.1 miliardë lekë është Elbasani. Shkodra po ashtu merr një pjesë të konsiderueshme fondesh, rreth 984 milion lekë dhe Vlora 915 milionë lekë dhe Fieri, rreth 905 milionë lekë.

Ndërsa sa i përket bashkive që marrin më pak para nga buxheti i shtetit për vitin e ardhshëm, Pusteci renditet në vendin e fundit, me rreth 52 milionë lekë, ndërsa njësi të tjera me të cilat qeveria është treguar “dorështrënguar”, janë Libohova me 71.6 milionë , Konispol me 95 milionë lekë, Dropulli me 110.7 milionë lekë, Delvina me 117.6 milionë, Tepelenë 155 milionë lekë, Finiq me rreth 158 milionë, Himarë me rreth 164 milionë, Vorë, 185 milionë lekë dhe Bashkia Përmet, të cilës i janë akorduar rreth 187 milionë lekë.

Transferta e pakushtëzuar për Bashkitë:

Bashkia Tiranë 3.5 mld lekë

Bashkia Durrës 1.2 mld lekë

Bashkia Elbasan 1.1 mld lekë

Bashkia Shkodër 984 mln lekë

Bashkia Vlorë 915 mln lekë

Bashkia Fier 905 mln lekë

Pustec 52 mln lekë

Libohovë 71.6 mln lekë

Delvinë 117.6 mln lekë

Tepelenë 155 mln lekë

Finiq 158 mln lekë

Himarë 164 mln lekë

Vorë 185 mln lekë

Përmet 187 mln lekë

Modifikuar më E mërkurë, 31 October 2018 15:14
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...