Raporti “Doing Business” 2019, zhgënjen Shqipëria, lëmë pas vetëm Bosnjën, ja indikatorët e përkeqësuar

E mërkurë, 31 October 2018 15:10

Shqipëria ka fituar vetëm 2 pozicione në renditjen e këtij viti të `Doing Business`, nga Banka Botërore, që është padiskutim dokumenti më i rëndësishëm krahasues i ekonomive të ndryshme të botës. Vendi ynë renditet kështu i 63-ti në botë, ndër 190 ekonomi, nga vendi i 65-të i vitit të kaluar.

Shqipëria vijon kështu të jetë e parafundit në rajon, më mirë vetëm se Bosnje Hercegovina në renditje. Kosova renditet në vendin e 44-t, Serbia e 48-ta , Maqedonia e 10-ta, Bosnje Hercegovina e 89-ta , dhe Mali i zi në vendin e 50-të.

Po të shohim nën-indikatorët ndërkohë vëmë re një panoramë krejt tjetër, pasi në indikatorët kyç në të bërit biznes, Shqipëria ka pësuar një përkeqësim në renditje. Në atë kryesorin, nisjen e një biznesi, vendi ynë ka zbritur nga pozicioni i 45-të i vitit të kaluar, në të 50-tin sot.

Në atë të marrjes së një leje ndërtimi ndërkohë, situata është alarmante, pasi Shqipëri jo vetëm që ka zbritur nga vend i 106-të në botë në të 151-in sot, por është edhe ndër vendet me performancën më të dobët në botë në këtë drejtim.

Përkeqësimi në këtë drejtim vjen si pasojë e rritjes së ndjeshme të kostove të marrjes së një leje ndërtimi, nga 3.5% e vlerës së pronës në 2017-ën, në 5.6% të vlerës së saj në 2018-ën, por edhe si pasojë e rritjes së ndjeshme të kohës së marrjes së një leje, nga 220 ditë një vit më parë, në 299 ditë sot.

Në indikatorët e tjerë ndërkohë ka luhatje minimale në renditje. Pra, ndërkohë që flet për një progres të lehtë në krahasim me vitin e kaluar në të bërit biznes, Banka Botërore sqaron edhe se, në disa prej indikatorëve kyç, ka një përkeqësim të ndjeshëm, apo edhe progres më të vogël se të tjerët. “Doing Business” i Bankës Botërore është kartolina më e mirë e një ekonomie në sytë e investitorëve të huaj.

Modifikuar më E mërkurë, 31 October 2018 15:18
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...