Të huajt me leje qëndrimi në Itali, shqiptarët mbizotërojnë në 40 qytete

E mërkurë, 31 October 2018 15:25

Në 40 qytetet të Italisë, komuniteti shqiptar përbën shumicën ndër të huajt e pajisur me leje të rregullt qëndrimi. Pas komunitetit shqiptar, renditet ai maroken, i cili përbën shumicën e të huajve të pajisur me leje në 35 qytete të Italisë.

Komunitetet e tjera janë të përqendruar në më pak qytete. Sipas të dhënave që ka publikuar instituti italian i statistikave, ISTAT, komuniteti ukrainas përbën shumicën e të huajve në 5 qytete, ndërsa komunitetet e tjera janë të përqendruar në 2 ose 3 qytete.

Për të pasqyruar përqendrimin e të huajve në Itali sipas komuniteteve që përbëjnë shumicën, Il Sole 24 ka ndërtuar një hartë, sipas shumicës së qytetarëve të huaj të pajisur me leje të rregullt qëndrimi. Siç vihet re nga harta, ku komuniteti shqiptar identifikohet me ngjyrën blu, pjesa më e madhe është e përqendruar në Italinë Qendrore dhe në Veri. Ndërsa në jug ata përbëjnë shumicën vetëm në 5 qytete të Italisë.

Të huajt në Itali me leje të rregullt qëndrimi janë rreth 3 milionë e 700 mijë sipas të dhënave të ISTAT. Dy komunitetet më të përhapur janë ai shqiptar dhe maroken, të cilët më vete përfaqësojnë rreth një të katërtën e totalit.

Në disa prej qyteteve më të mëdha ka përjashtime. I tillë është rasti i Milanos, ku janë përqendruar më së shumti komuniteti egjiptian, ose i Romës, e cila së bashku me Cagliari kanë më shumë të përqendruar komunitetin e filipinasve. Në provincat e Palermos dhe Venecias, qytetarët e Bangladeshit përfaqësojnë shumicën e të huajve me leje të rregullt qëndrimi. Në Firence, megjithatë, së bashku me qytetin fqinjë të Pratonit, kinezët përbëjnë shumicën e të gjithë të huajve të pajisur me leje qëndrimi.

Vetëm në dy provinca shumicën e komunitetit të huaj të pajisur më shumë me leje qëndrimi, amerikanë dhe moldavë, si shumicë nga komunitet e tjera.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...