1.1 kg dhe 5.655 karat: Zbulohet smeraldi “luan”

E mërkurë, 31 October 2018 15:31

Prodhuesi më i madh në botë i gurëve të gjelbër ka zbuluar një kristal smeraldi 5,655 karatësh në minierat e tij në Zambi. Guri, i cili peshon më shumë se 1.1 kg, u gjet në minierat e Gemfield në Kangem, tha kompania në një deklaratë. Smeraldi quhet “Inkalamu”, që do të thotë “luan” në gjuhën lokale të Zambisë. Guri do të pritet në pjesë të vogla dhe do të hidhet në ankand në Singapor në nëntor.

Ajo ka “qartësi të jashtëzakonshme dhe një ngjyrë të gjelbër të artë të përkryer e të balancuar”- tha deklarata. Guri u gjet në një minierë të hapur nga Debapriya Rakshit, një gjeolog dhe Richard Kapeta një minator i smeraldeve. Smeraldet janë të rralla dhe më të vlefshme se diamantet, duke rritur kërkesën e tyre në treg. Shumica e smeraldeve të botës ndodhet në Zambi, Kolumbi dhe Brazil dhe interesi për to është në rritje sidomos nga tregtarët e Europës.

“Ne po përjetojmë rritje të jashtëzakonshme të kërkesës për smeralde të kualitetit të lartë zambiane nga markat kryesore, veçanërisht në Europë, për të gjithë që admirojnë ngjyrën e pasur dhe transparencën unike të gurëve tanë – cilësi që i bëjnë ato unike midis smeraldeve të tjerë” – tha një gjeologe sipas CNN. Nuk është hera e parë që janë gjetur smeralde të mëdhenj në këto miniera. Në vitin 2010, minatorët në operacionin me bazë në Zambi gjetën një smerald 6,225 karatësh që e quanin “elefant” për shkak të madhësisë së saj masive. Scan

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...