E lidhur me Vlahutin? Zbardhet dokumenti i kompanisë private që fitoi tenderin 15 milion euro

E mërkurë, 31 October 2018 17:05

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, hodhi dyshime të Martën se një kompani kroate, duke shfrytëzuar lidhjet me një “zyrtare të lartë të huaj që kryente detyrën në Shqipëri” është shpallur fituese në tenderin 15 milionë euro për menaxhimin e faturave të kasave fiskale.

Basha nuk e përmendi emrin e zyrtares së lartë ndërkombëtare që mund të ketë ndikuar në këtë tender, por të gjitha indicjet që ai dha para gazetarëve të orientojnë tek një emër-Romana Vlahutin, ambasadore e Bashkimit Europian në Shqipëri deri në Gusht 2018.

Partia Demokratike e ka denoncuar prej kohësh procedurën e tenderimit për “Përmirësimin e Modulit të Menaxhimit të Kontrollit të Faturimit”, e cila, e thënë me fjalë më të thjeshta, është kontrolli i kasave fiskale të biznesit.

“55news.al” verifikoi këto të dhëna në Buletinin e Prokurimit Publik, nga ku rezultoi se, tenderi për këtë shërbim është realizuar ng Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

Në datë 29 Tetor 2018, AKSHI ka njoftuar se, në përfundim të procedurave tenderuese, fituese për kontrollin e kasave fiskale është shpallur bashkimi i operatorëve shqiptarë “Jehona”, “Datech”, me atë kroate, “NEOS d.o.o”.

Pikërisht, kompania kroate “NEOS” dyshohet se ka hyrë në tregun shqiptar nëpërmjet ish-ambasadores së BE-së, Romana Vlahutin. Lulzim Basha nuk dha detaje konkrete se ku e mbështet ai qëndrimin se “një zyrtare e lartë ndërkombëtare ka ndërhyrë për fitimin e këtij tenderi”. Por, gjithësesi, duket qartë se ai dhe Partia Demokratike posedojnë informacione më të thelluara se sa ajo që prezantuan para medias.

Kompania “Neos”, në bashkëpunim me dy shoqëritë shqiptare “Jehoha” dhe “Datech”, janë shpallur fitues me ofertën 14.8 milionë euro dhe kontrata do të ketë një kohëzgjatje prej 2 vitesh.

Screenshot_1.jpg

Lulzim Basha, duke bërë publik rezultatet e këtij tenderi, hodhi dyshimet se pas saj fshihet vëllai i kryeministrit Edi Rama, Olsi.  Sipas Bashës, “një kompani kroate ka marrë tender kundër ligjit. Firma ka mbështetje nga një zyrtare e huaj që ka shërbyer në Tiranë. Bashkëpunimi i Olsi Ramës me një shtetase të huaj që ishte deri para pak kohësh në Shqipëri, një firmë kroate ka fituar një tender prej miliona eurosh për menaxhimin e kasave fiskale. Kjo është një dhuratë e kryeministrit për vëllain tij. Mekanizmi i gjetur në këtë rast vetëm fakton vërtetësinë e akuzave që i kemi bërë publike. Flamuri i kuq, drita e kuqe indikatori kryesor që tregon se është një tender i korruptuar është kur fitohet në kufijtë e çmimit limit. Nuk do mjaftohemi me këtë denoncim”, deklaroi Basha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...