Ekspertiza e vrasjes së Katsifas/ Caktohet grupi mjeko-ligjorë, përjashtohen specialistët grekë

E mërkurë, 31 October 2018 17:24

Është caktuar grupi me 4 ekspertë të Institutit të Mjekësisë Ligjore të cilët do të përfshihen në ekspertizën për vrasjen e Konstandinos Katsifas, 35 vjeç.

Në grupin e mjekëve ligjorë të përcaktuar nuk ka asnjë ekspert të huaj, jo vetëm sepse nuk ka një kërkesë të tillë zyrtare pranë organeve të hetimit, por edhe sepse ligji nuk e lejon diçka të tillë.

Ekspertët janë në pritje edhe të pyetjeve dhe rezervave të familjarëve të viktimës.

Për momentin, ekspertët e mjekësisë ligjore po vlerësojnë edhe të dhënat e domosdoshme për një ekspertizë të dërguar nga ekspertët e kriminalistikës pas këqyrjes së kufomës në Gjirokastër. Një procedurë ekzaminimi zgjat 3 deri në 4 javë, por grupi i ekspertëve parashikon ta përfundojë procesin brenda 10 ditëve.

Pyetja e parë të cilës ekspertët e mjekësisë qendrore do t’i japin përgjigje përfundimtare, lidhet me faktin në se është qëlluar apo jo nga afër nga forcat RENEA Konstandinos Katsifa? Ky përfundim do t’i bashkëngjitet kartelës së vdekjes, por edhe fashikullit hetimor të Krimeve të Rënda.

Procedurë kjo që po zhvillohet për shkak të pretendimeve të familjarëve të Konstandinos Katsifas, Ndërkohë pas vrasjes së tij gjatë shkëmbimit me armë zjarri me policinë, reparti RENEA i ka dorëzuar prokurorisë të gjithë procedurën se si u zhvillua aksioni.

Raporti i shërbimi bënë të ditur se Katsifa ka qëlluar me armën automatik përgjatë dy orëve operacion, duke rrezikuar jetën e oficerëve dhe gjatë shkëmbimit me armë zjarri ai është qëlluar nga policia nga një distancë e konsiderueshme. Por, tashmë që trupi i tij është sjellë në morgun e Tiranës, nëse të afërmit e Kostandinos Katsifas kanë pretendime apo pyetje shtesë, ata mund t’i dorëzojnë materialet pranë mjekësisë ligjore ose personalisht ose përmes një avokati.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...