Kacifa u vetëflijua, nuk humbi jetën nga policia, Rama e dha lajmin ndryshe

Saturday, 03 November 2018 17:42

Aleksandër Kacifa nuk është vrarë nga policia , por është vetëvrarë me armën e tij. Në trup janë gjendur dy plagë në zemër dhe asnjë plagë në kokë. Këtë të vërtetë rreth ngjarjes së datës 28 tetor, e ka fare të qartë ekspertiza, por puna është se si duhet thënë një konkluzion i cili hedh poshtë lajmet e dhëna nga kryeministri Edi Rama. Atë ditë, Rama pasi mori me telefon lajmin paraprak nga Policia se ishte ajo që vrau shtetasin në fjalë, ia plasi lajmit në balthedhjet e tij në rrjetet sociale. Nuk duronte dot Rama pa raportuar. Është e kuptueshme që Rama nuk ndjehet kryeministër, por pjesë e një agjencie lajmesh, por në rate të tilla, dëmet janë të mëdha. Ende pa u bërë ekspertizë, kryeministri ynë si gazetar i ri që ka hall lajmin e parë, nxitoi të mbushë dynjanë se Policia jonë kreu një akt heroik. Forcat policore edhe Kacifa kanë pasur armë të ndryshme. Në vendin e ngjarjes kanë qenë të gjitha gëzhojat e armës së Kacifës. Po ashtu, ekspertiza e armëve nxjerr fare qartë se cila prej armëve  të Policisë ka kryer qitje në trupin e tij. Si përfundim, organet tona të hetimit, ende nuk po japin konkluzionet e çështjes vetëm ngaqë ka dhënë konkluzion kryeministri i vendit. Edhe më parë, Ramën e kemi parë të bëjë konkluzionet në sekondat e para të një çështje. Karakteristika tipike të një deliranti dhe njeriu të paqëndrueshëm. Letë të thotë tani se këto janë “shpifje”. Nuk e dimë kush duhet edukuar nëpërmjet dijes tashmë.

Modifikuar më Diel, 04 November 2018 15:49
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...