“Më përmendi divorcin me gruan, nuk durova”, autori pranon krimin

Diel, 11 November 2018 20:42

“Isha në gjendje të dehur. Më përmendi divorcin me gruan dhe nuk durova dot”. Admir Delaj ka rrëfyer para Policisë arsyen e vrasjes së kreut të Njësisë Administrative Kotë, të Bashkisë Selenicë. “E vrava pas sherrit që patëm në lokal, por nuk e mbaj mend si e kam kryer”, ka deklaruar më tej 42-vjecari Delaj para grupit hetimor.

Kjo është ajo çfarë autori i vrasjes së ndodhur pasditen e së premtes në fshatin Kotë ka deklaruar gjatë marrjes në pyetje. Admir Delaj, 42 vjeç nga fshati Gumenicë, qëlloi me armë gjahu Fatmir Hodon, 64 vjeç, i cili ishte dhe kryetar i Njësisë Administrative Kotë, të Bashkisë së Selenicës. Delaj u arrestua rreth një orë pas ngjarjes, në banesën e tij, ndërsa fillimisht pas arrestimit ka deklaruar se grindja mes tyre ka sjellë edhe kryerjen e aktit të rëndë.

Autori është marrë sërish në pyetje nga grupi hetimor, ndërsa burime nga blutë e Vlorës bëjnë me dije se i ka qëndruar të njëjtit version. Por, ndërkohë që vetë 42-vjeçari pretendon se arsyeja e sherrit ka qenë banale dhe për shkak të përmendjes së divorcit me gruan, mësohet se mes autorit dhe viktimës ka pasur një debat me karakter politik. Delaj, sipas dëshmitarëve të zonës, njihet si mbështetës i Partisë Socialiste, ndërsa viktima ishte kreu i Njësisë Administrative Kotë, si përfaqësues i Partisë Demokratike.

Burime nga Policia bëjnë me dije se Delaj i kishte kërkuar viktimës se përse fshati Gumenicë nuk ishte përfshirë në projektin në “Programin e 100 fshatrave”, çka, sipas Policisë, më pas ka sjellë edhe debatin mes Delaj dhe Fatmir Hodos. I pyetur nga Policia, Delaj ka dëshmuar se grindja ka ndodhur për disa çaste, ndërsa më pas ka marrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të 64-vjeçarit duke e lënë të vdekur në vend.

NGJARJA

Rreth orës 14:55 të ditës së premte, në hyrje të një lokali në fshatin Kotë, Admir Delaj ka qëlluar me armë gjahu në drejtim të 64-vjeçarit Fatmir Hodo, ndërsa ky i fundit ka humbur menjëherë jetën. Pas vrasjes, Delaj është larguar me mjetin e tij tip “Benz”, në drejtim të banesës së tij në fshatin Gumenicë dhe në momentet e fundit, kur ka tentuar të largohet, është arrestuar në flagrancë nga Policia e Vlorës, e cila ishte vënë në ndjekje të tij, pas identifikimit si autor të ngjarjes.

44- vjeçari Delaj është dërguar në ambientet e Komisariatit të Vlorës, ndërsa Policia ka nisur hetimet, por edhe në njoftimin zyrtar të saj ka konfirmuar se ngjarja ka ndodhur për shkak të një konflikti të çastit. Nga ana tjetër, është sekuestruar arma që Delaj kreu vrasjen, të cilën në momentin e krimit e kishte në automjet, por gjithashtu Policia ka sekuestruar edhe një tjetër armë gjahu pas kontrollit në banesën e 42- vjeçarit. Mësohet se Admir Delaj, rreth pesë vjet më parë, ishte kthyer nga Italia, ku kishte jetuar në shtetin prej disa vitesh.

Ndërkohë për viktimën, banorë të zonës shprehen se Hodo ishte një njeri i qetë dhe pa probleme. Prokuroria e Vlorës ka administruar në dosje dhe prova të tjera, të cilat pritet të përdoren kundër të arrestuarit Admir Delaj, gjatë zhvillimit të seancës gjyqësore në Gjykatën e Vlorës, për caktimin e masës së “arrestit në burg”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...