Aktivist Zhirkon Disha është dhunuar pak minuta më parë nga badiguardët e kryeministrit Edi Rama, pasi ai po filmonte godinën e kryeministrisë për t’u treguar shqiptarëve se ajo është shndërruar në një fasadë kazinoje. Indicja për gjestin e aktivistit erdhi pas deklaratave të Ramës se monumenti i Shqiponjës të sheshi që mban po të njëjtën emër i ngjan një kazinoje..
Vetëm pak pasi ka ndezur celularin e tij, pranë aktivistit Disha afrohet gardisti që ju do ta shikoni në fund të videos dhe e kërcënon dhe i merr telefonin nga dora aktivistit.
Rama po përdor të gjitha mënyrat për ti trembur njerëzit që reagojnë kundër tij. Sot me aktivistin Disha ishte një pjesë e shantazheve që Rama dhe njerëzit e tij veprojnë çdo ditë kundër ngritjes së zërit.