Vrau ish-kryetarin e Njësisë Administrative Kotë, burg autorit

Hënë, 12 November 2018 13:15

Gjykata e Vlorës ka caktuar sot masën e sigurisë ‘Arrest me burg’ për Admir Delajn, i cili akuzohet për vrasjen e kreut të Njësisë Administrative Kotë, Fatmir Hodaj.

Ngjarja në fjalë ndodhi tre ditë më parë në Selenicë të Vlorës. Autori i ngjarjes pasi u mor në pyetje nga policia, pranoi autorësinë e krimit, ndërsa tha se kishin qenë në të njëjtin lokal me viktimën dhe pas një debati e kishte vrarë. Delaj qëlloi katër herë më armë gjahu Hodajn.

NGJARJA

Ngjarja e rëndë ndodhi të premten në orën 14:55, në një lokal në fshatin Kotë. Viktima dhe autori kanë qenë të dy në lokalin e fshatit, ndërsa mes tyre papritur nisi një debat, që degjeneroi deri në përdorimin e armës. Mësohet se pas konfliktit Admir Delaj ka shkruar në banesën e tij dhe prej aty ka marrë armën e gjahut dhe më pas është rikthyer në lokal.

Ai ka qëlluar 64-vjeçarin Hodaj, duke lënë të vdekur në vend. Fill pas krimit, Delaj është arratisur nga vendi i ngjarjes, ndërsa është arrestuar pak kohë më vonë. Po ashtu në cilësinë e provës materiale është sekuestruar edhe arma e krimit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...