Koncesion i ri, rruga 15 km në Vlorë, që kushton 50,5 mln euro

Hënë, 12 November 2018 14:17

Rruga nga Porti i Jahteve në Orikum deri tek Ura e Shën Elizës në Dukat, do të ndërtohet me koncesion. Për vetëm 15 km të saj, kostoja do të jetë 50,5 milionë euro ose 3,3 milionë euro për kilometër. Vetëm 1 metër katror i kësaj rruge të kushtojë 336 euro, të cilat do të paguhen nga buxheti për 13 vitet e kontratës, aq sa zgjat koncesioni.

Fituese u shpall kompania Gjikuria. Brenda shumës prej 50,5 mln eurosh do të përfshihet edhe mirëmbajtja e rrugës 7 metra e gjerë, me dy korsi që bashkë me bankinën arrin në 10 metra. Shpejtësia e lëvizjes në të është projektuar mes 60-80 kilometra në orë.

Sipas Monitor, kosto e ndërtimit prej rreth 3.36 milionë euro për kilometër është shumë herë më e lartë se praktikat e mëparshme në Shqipëri, për të ndërtuar një rrugë të C2.

Në vitin 2009, qeveria shqiptare ka ndërtuar 35 kilometër rrugë të tipit C2, të cilat, sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, kanë kushtuar 664 mijë euro për kilometër. Madje, rruga që lidh fshatrat e Vlorës dhe nuk është pjesë e planeve strategjike të transportit të Shqipërisë, po kushton më shtrenjtë se autostradat që qeveritë e mëparshme kanë ndërtuar dekadën e kaluar, të cilat kishin një kosto mesatare rreth 1 mln euro për kilometër.

Vetëm 1 metër katror i kësaj rruge të kushtojë 336 euro, të cilat do të paguhen nga buxheti për 13 vitet e kontratës, aq sa zgjat koncesioni.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...