Ekstremisti që u arrestua në Shqipëri rrëfen për mediat greke: Çfarë ndodhi në komisariat

Tuesday, 13 November 2018 10:28

I ftuar në një emision grek, një nga të shoqëruarit nga Policia Shqiptare Babis Karathanos ka dhënë detaje për 9 orët që ishte në ambientet e Komisariarit.

Sipas tij, nga ana e policisë shqiptare nuk u dha asnjë shpjegim se përse po shoqëroheshin në Komisariat, ndërkohë që ka bërë të ditur edhe detaje për mënyrën se si është sjellë pala shqiptare.

"Na mbajtën për rreth 9 orë në qeli, në Komisariatin e Policisë Shqiptare. Madje na vendosën në qeli të ndryshme në mënyrë që të mos komunikonim me njëri-tjetrin. Pastaj thirrën një përkthyes dhe filluan të na bënin pyetje të tipit: “Pse erdhët?; Kë takuat? apo edhe Pse përsëritët thirrje anti-shqiptare?”, tha ai.

 

Më tej, Karathanos u shpreh se as ai dhe as grekët e tjerë të pranishëm nuk bënë asgjë të gabuar gjatë ceremonisë së varrimit të 35-vjeçarit Kaçifas.

"Asnjë nga ne nuk tha apo nuk mbajti fjalime raciste. Nuk e provokuam në asnjë çast shtetin shqiptar. Madje disa persona të cilët donin që të shpalosnin slogane më shumë ekstreme u ndaluan nga vetë familjarët e Kaçifas", tha Karathanos per mediat greke.

Babis Harallambos ishte një nga 14 personat që u shoqëruan nga Policia pas ceremonisë së varrimit të ekstremistit grek të vrarë nga forcat RENEA, Konstandinos Kaçifas. Babis-Harallambos Karathanos ka qenë ish-deputet i partisë Demokracia e Re, më tej i partisë ekstremiste të djathtë greke, LAOS, ben me dije report.

Një ditë pas ngjarjeve të Bularatit, Ministria e Jashtme e Greqisë ka reaguar pasi Shqipëria shpalli "non grata" 52 ekstremistë grekë, mes tyre edhe Harallambosin.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...