Protestuesit e Astirit i vënë flakën flamurit të ‘Rilindjes’ (VIDEO)

Tuesday, 13 November 2018 19:43

Banorët e zonës së “Astirit” po vijojnë protestat e tyre kundër prishjes së banesave dhe biznesave të tyre. Ata sot nuk janë edhe aq paqësorë si ditët e tjera.

E nisën protestën me diegie gomash dhe zjarre në koshat e plehrave dhe po e vijojnë duke i vënë flakë flamurit të “Rilindjes”.

Më herët protestuesit dogjën fotografinë e kryebashkiakut, ndërsa një prej tyre tha: “Fotografinë e Erionit e dogja, nuk e dua më për kryetar bashkie, 5 vota nga shtëpia ime, dhe na nxjerr rrugëve. Do të protestojmë deri në vdekje, atje brenda le të më zërë, deri në fund”, u shpreh ai.

“Rama ku je fshehur”, “Qeveri Hajdute”, janë pankartat që banorët mbajnë ende në duart e tyre.

“Veliaj na ka ofenduar sot. Na ka quajtur shpellarë. Ne kërkojmë shtëpitë tona. Se mos është më i mirë rrugaçi, maskarai.”, u shpreh një tjetër qytetar.

Në këtë protestë ata janë mbështetur nga deputetët e PD-së, të cilën morën pjesë këtë protestë.

Modifikuar më Tuesday, 13 November 2018 19:58
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...