SOS ! Pazari i Milotit në kushte mesjetare, në rrezik shëndeti i konsumatorëve, institucionet heshtin

Hënë, 28 Janar 2019 17:11

Nga Elton Laska

Çdo të diel në Milot banorë të fshatrave të Kurbinit, Mirditës, Lezhës, Burrelit, e tregtarë të vegjël të këtyre zonave improvizojnë një treg ku shesin bagëti, produkte ushqimore dhe produkte industriale, e ku për shkak të çmimeve të arsyeshme vijnë blerës nga i gjithë veriu i Shqipërisë, Tirana dhe Kosova.

Pazari i Milotit një trashëgimi që do duhej të ishte pjesë e krenarisë tonë në fakt është kthyer në turpin tonë, pasi institucionet vendore dhe ato qëndrore kurrë nuk kanë përgatitur një plan për rehabilitimin e këtij tregu, e për ta bërë atë dinjitoz si për tregtarët dhe blerësit.
Nëse do të njohësh Shqipërinë e Mesjetës nuk ke përse shkon në zonat më të thella të vendit, mjafton të ndalosh në pazarin e Milotit që duket edhe nga Rruga e Kombit.

Në pazarin e Milotit shteti është ende një koncept i panjohur ashtu si shekuj me parë, pasi aty askush nuk shkon as AKU (Autoriteti Kombëtar i Ushqimit) por as agjensitë e tjera ligjzbatuese, tregtarët detyrohen u paguajnë qira toke disa personave që pretendojnë pronësinë e tokës. Përkundrejt kësaj pagese, ata nuk marrin asnjë shërbim, e as shteti nuk përfiton asgjë në buxhetin e tij.
Informalitet i hapur në çdo drejtim dhe askush nuk reagon për këtë situatë të paprecedentë. Qytetarët e Kurbinit akoma i kanë në memorjen e tyre skenat e para pak vitesh kurë një automjet futej midis turmave të njerëzve dhe perplaste për vdekje 3 shtetas të pa fajshëm.

Ky shtet rrjetesh sociale nuk denjoi të kujdesej për pazarin e Milotit as për një fasadë, por e la ashtu në mjerim dhe degradim total.
Mishi me nënproduktet e tij, qumështi me nënproduktet e tij, frutat e perimet tregtohen në kushte mizerabël.
Në dimër shirat dhe balta përzihen më produktet ushqimore, ndërsa në verë produkteve u bën shoqëri pluhuri dhe kimikatet.
Fatkeqësia e kësaj panorame është se asnjë institucion lokal apo qendror nuk mban përgjegjësi për asgjë dhe koston më të madhe e marrin qytetarët.

Institucionet e Sigurisë Ushqimore as nuk e kanë idenë se ku bie Miloti, vetëm kur punonjësve të këtij institucioni u mbarojnë ushqimet tek shtëpia shkojnë si gjobaxhinj me teserë partie dhe u marrin produktet ushqimore tregtarëve e fshatarëve të varfër, njësoj siç policët e Lali Erit u marrin produktet tregtarëve ambulantë në Tiranë.
Produktet ushqimore që tregtohen në këtë treg janë të një cilësie shumë të mirë shpesh herë, por tregtimi në kushte aspak të përshtatshme bën që këto produkte ndonëse në tërësinë e tyre janë bio, të kthehen në një rrezik për konsumatorët, të cilët vijnë në këtë treg për më mire e më lirë, por mund të përfundojnë duke paguar me shumë dhe pa e ditur se çfar kan blerë realisht.

Bashkia e Kurbinit që është ende në gjumë dimëror nuk e ka as në planet e saj më të largëta kthimin e pazarit në një qendër ku mund të kryhet tregti në kushte normale, ku mbi të gjitha të plotësohen kriteret higjeno-sanitare.
Pazari i Milotit është pjesë e trashëgimisë sonë dhe ne si banorë të Kurbinit duhet të këmbëngulim që ky pazar të mos jetë një moçalishte, por të kthehet në një vend ku qytetarët të ndihen të sigurt kur blejnë produkte ushqimore dhe blegtorale.
Nëse tregtarëve do tu krijohen kushte dinjitoze ku të shesin produktet e tyre atëherë ky Pazar mund të kthehet fare mirë në burim të ardhurash për Bashkinë e Kurbinit dhe për qytetarët e saj.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...