Skandali/Privatizimi i Llixhave në Peshkopi, një mega-aferë korruptive

Hënë, 28 Janar 2019 17:08

Nga Xhemal Gjunkshi

Prej disa ditësh lajmi për një vendim korruptiv për dhënien me konçesion të ujit të llixhave ka trazuar jo vetëm banorët e lagjes së Llixhave por të gjithë Dibranët.
Vendimi është marrë me 11.12.2019 , dhe ka dalë në dritë vetëm pak ditë më parë. Në atë mbledhje të Këshillit të Basenit ujor Drin - Bunë , përfaqësuesit e Bashkisë dhe prefekturës justifikohen se kanë votuar kundër dhe se gjoja nuk kanë patur kohën e duhur për të njoftuar Këshillin Bashkiak , por nuk sqarojnë pse e kanë mbajtur të fshehur vendimin .
Atëherë pse Bashkia Dibër shtiret sikur ska patur informacion?
Në fakt drejtori i Bujqësisë në Bashki ,përfaqësues në Këshillin e Basenit Drin - Bunë nuk paska patur kohë një muaj për të informuar Bashkinë.
Si ka mundësi Kryetari i Bashkisë nuk ka informacion dhe shkon përpara banorëve me përfaqësuesin e kompanisë që ka marrë me konçesion ujin ?!
Këshilli i Basenit e ka njoftuar disa herë Bashkinë për të marrë ujin në përdorim dhe kjo nuk ka shkuar ...
Pse Bashkia nuk ka shkuar për ta marrë në përdorim ujin e Llixhave ,duke qene se e kishte në përdorim në fakt...?!
A ka njeri që nuk e kupton këtë lojë ?! Bashkia e ka lënë qëllimisht këtë shteg, për të depërtuar dhe për të ndihmuar dhënien me konçesion.
Pra Bashkia e paska ditur, se llixhat mund ti marrë dikush tjetër kur nuk i merr vetë.
Nga informacionet tona Këshilli i Basenit ujor në Shkodër nuk ka informacion për sasinë e ujit , dhe se aty ka një institucion në varësi të Bashkisë , që ka godina , që ka vaska ,ka administratë dhe që prurjet e ujit në total nuk janë më shumë se 8.7 litra në sekontë.
Atëherë kush e ka keq informuar qëllimisht inspektoriatin teknik të Këshillit , për të dalë në atë vendim ?
Po përfaqësuesi i DSHP që na paska votuar kundër , pse nuk ka informuar se ky vendim është marrë në Shkodër ?!
Pse mbledhja e Këshillit është zhvilluar me vetëm 13 anëtarë kur ky këshill ka në fakt 23 anëtarë ?
Po nëse këto dy përfaqësues të Bashkisë dhe DSHP Dibër do kishin dalë nga kjo mbledhje a do zhvillohej mbledhja ?
Këto janë disa nga pikëpyetjet që shoqërojnë këtë vendim korruptiv, këtë aferë për marrjen dhe gllabërimin e llixhave të Dibrës.
Pra të gjitha institucionet që vetë Dibranët i kanë votuar ,apo edhe u kanë blerë votën në vend që të mbajnë anën e banorëve i marrin ato për budallenj duke nëpërkëmbur e duke mbështetur projekte e klane mafioze që kanë për qëllim marrjen e ujit të llixhave.
Unë si përfaqësues i popullit të Dibrës në Kuvend , dhe Partia Demokratike jemi në krahun e Banorëve , deri në zbardhjen e plotë të kësaj afere korruptivo/mafioze dhe anullimin e vendimit.
Askush nuk mund ta marrë ujin e llixhave në dëm të 33 hoteleve , të më shumë se 150 shtëpive pritëse , të më shumë se 2 mijë banorëve të lagjes , por edhe gjithë Dibrës pasi sejcili preket nga ky konçesion korruptiv.

Modifikuar më Hënë, 28 Janar 2019 17:28
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...