Meta injoron Gent Cakajn, e quan “kandidati për ministër”: E kam të qartë, Edi Rama Ministër i Jashtëm

Saturday, 09 February 2019 18:14

Kreu i shtetit, Ilir Meta iu përgjigj interesit të Zërit të Amerikës, edhe mbi përplasjen me kryeministrin Rama në lidhje me kandidaturën për ministrin e Jashtm. Meta tha se bazuar në kushtetutë Presidenti e ka shumё tё qartё dhe autorizon vetёm ministrin e jashtёm, i cili nё kёtё rast ёshtё vet kryeministri, me kёrkesёn e tij, dhe ai quhet zoti Edi Rama.

“Nё detyrёn time si president unё i referohem vetёm Kushtetutёs sё Republikёs sё Shqipёrisё, interesit kombёtar dhe interesit publik. Nё çёshtjen e ministrit tё jashtёm nuk besoj se kёrkon shumё energji pёr t’iu pёrgjigjur tё gjitha kundёrshtimeve nё lidhje me qёndrimin tim, pёr arsye se kam qenё mjaft i hapur pёr çdo zgjidhje pёr personin e propozuar nga kryeministri. Por nuk besoj se dikush mund tё fajёsojё Presidentin, kompetencat e tё cilit nё fushёn e politikёs sё jashtme janё pёrcaktuar shumё qartё edhe nga vendimi i Gjykatёs Kushtetuese, i kёrkuar nga vet Partia Socialiste dikur nё opozitё pёr çёshtjen e marrёveshjes sё detit; pra qё Presidentit iu kёrkua tё konfirmojё nё kёtё detyrё njё person, cilatdo qofshin cilёsitё e tij tё shkёlqyera, tё cilin nuk e ka takuar asnjёherё, tё cilin nuk e njeh dhe i cili do tё firmosё marrёveshje nё emёr tё Republikёs sё Shqipёrisё, tё cilat mund tё prodhojnё pasoja afatgjata dhe tё paparashikueshme. Qёndrimi ka qenё tepёr konstruktiv dhe ka qenё njё qёndrim, i cili ka patur nё konsideratё Kushtetutёn dhe detyrimet kushtetuese tё Presidentit, edhe interesin kombёtar edhe interesin publik. Pёr mё tepёr personi kishte bёrё deklarata nё njё televizion tё Kosovёs, tё cilat nuk kishin asnjё lidhje me qёndrimet shtetёrore tё Shqipёrisё nё fushёn e politikёs sё jashtme.” – tha Meta.

PJESE NGA INTERVISTA:

Zёri i Amerikёs: Ju u shprehёt se njё nga konsideratat pёr punёn e ministrit tё jashtёm ishte ajo e marrёdhёnieve dhe negociatave me Greqinё pёr çёshtjen e detit. Tani qё ministri i jashtёm u ndryshua dhe erdhi ministri i ri, i cili u ngarkua nga kryeministri pёr tё kryer funksionin e ministrit tё jashtёm, mё lejoni t’iu pyes: A do tё ketё kjo ndikim lidhur me negociatat me Greqinё? Ju jeni shprehur se i keni shumё tё qarta kompetencat se cilit institucion mund t’i delegoni autoritetin kushtetues pёr tё lidhur marrёveshje ndёrkombёtare nё emёr tё Republikёs sё Shqipёrisё. A mund ta sqaroni kёtё? A i ka ministri i ri i ngarkuar kompetencat e plota, qё i ka patur i mёparshmi?

 

Presidenti Meta: Do tё doja tё bёja njё korigjim. Duke iu referuar asaj çfarё ka shprehur ish-kandidati pёr ministёr tё jashtёm: nuk kishte tё bёnte me çёshtjen e negociatave me Greqinё, por kishte tё bёnte me njё qёndrim tё shprehur prej tij nё lidhje me njё kocept tё ri, qё ka dalё pёr korigjime tё pёrgjithshme territoriale nё Ballkanin perёndimor, sepse nuk ka lidhje me kёtё çёshtje. Ndёrsa çёshtjen e marrёdhёnieve me Greqinё e lidha thjesht me vendimin qё ёshtё nё fuqi tё Gjykatёs Kushtetuese pёr shkak tё marrёveshjes sё mёparshme, qё u rrёzua pas kёrkesёs sё Partisё Socialiste, i cili pёrcakton se cilat janё kompetencat e Presidentit dhe tё çdo institucioni nё fushёn e politikёs sё jashtme pёr lidhjen e marrёveshjeve ndёrkombёtare.

Pёr tё ardhur nё thelbin e pyetjes tuaj, se nuk doja tё lija njё keqkuptim: Presidenti e ka shumё tё qartё dhe autorizon vetёm ministrin e jashtёm, i cili nё kёtё rast ёshtё vet kryeministri, me kёrkesёn e tij, dhe ai quhet zoti Edi Rama.

Zёri i Amerikёs: Ai transferoi kompetencat tek zoti Cakaj.

Presidenti Meta: Unё e kam shumё tё qartё se cila ёshtё detyra ime dhe cili ёshtё detyrimi im kushtetues.

Modifikuar më Saturday, 09 February 2019 20:41
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...