Tjetër mashtrim! Si i gënjeu Rama studentët

Hënë, 04 Mars 2019 17:31

“Biblioteka shkencore digjitale e universitetit është gati në janar”, kështu deklaroi kryeministri Edi Rama në emisionin “Opinion” në 13 dhjetor 2018.

Duke qënë se asokohe ishte edhe një nga pikat e kërkuara nga studentët dhe që u adresohej institucioneve përkatëse e kryesisht qeverisë, “Faktoje” vendosi që ta mbajë në vëzhgim këtë premtim të kryetarit të mazhorancës për të parë nëse do të vihej në zbatim apo jo.

Pritëm të kalonte muaji janar dhe në fund të tij, ne kontaktuam me Ministrinë e Arsimit, Rinisë dhe Sportit për të pyetur nëse ishte gati biblioteka shkencore digjitale online dhe nëse kishte filluar të funksiononte, ashtu siç u tha nga kreu i ekzekutivit në dhjetor të vitit që lamë pas.

Përgjigja e Ministrisë së Arsimit ishte si më poshtë:

“Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, ia ka kaluar RASH (Rrjeti Akademik Shqiptar) kompetencen e vlerësimit të mundësisë së sigurimit të aksesit në biblioteka elektronike, bazuar në funksionin dhe qëllimin e krijimit të kësaj qendre”.

Më pas ne kontaktuam me Rrjetin Akademik Shqiptar, i cili nuk zbatoi afatet ligjore të kthimit të përgjigjes por na e mundësoi atë vetëm pas një muaji, pas ankimimit tek Komisioneri për të Drejtën për Informim.

Në përgjigjen e RASH-it në datën 26 shkurt 2019 thuhet se:

Lidhur me fazën e punimeve për ndërtimin e bibliotekës shkencore online ju informojmë se jemi në fazën përfundimtare të saj. Me Vendimin e Asamblesë së Anëtarësisë, është miratuar ofrimi i shërbimit “Platforma e Bibliotekës Universitare online dhe aksesi në një Bibliotekë Globale online”. Është autorizuar Qendra Ndërinstitucionale e Rrjetit Akademik Shqiptar mbi vijimin e procedurave për lidhjen e kontratës me një operator global të specializuar për ofrimin e këtij shërbimi. Aktualisht jemi në fazën e përgatitjes së kontratës.
RASH-i po ndërmerr të gjitha masat teknike që me lidhjen e kontratës sa më sipër të fillojë menjëherë implementimin e shërbimit. Shërbimi “Platforma e Bibliotekës Universitare online dhe aksesi në një Bibliotekë Globale online” është e garantuar financiarisht për një afat 3 vjeçar nga momenti i lidhjes se kontrates.
Përgjigja e dhënë si më sipër tregon qartë se biblioteka nuk është funksionale, madje as kontrata e cila duhet të finalizojë përfundimin apo ndërtimin e saj, nuk është arritur.

Duke qënë se jemi në fund të muajit shkurt dhe sipas kryesocialistit Rama, biblioteka shkencore online do të ishte gati në janar, premtimin e tij do ta shpallim të PAMBAJTUR.

/Faktoje.al/

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...