Kush e vrau Admir Muratin?! Asnjë prej institucioneve nuk di të japë përgjigje

Tuesday, 16 Prill 2019 11:24

Gjykata për Krime të Rënda i dha kohë 2 javë prokurorisë që të vërtetojë vdekjen e Admir Muratit, procesi ndaj të cilit pritej të niste gjatë ditës së sotme.

Gjykata i kërkoi prokurorisë që përpos certifikatës së vdekjes, të paraqesë edhe prova të tjera, si akt ekspertime të vendit të ngjarjes dhe viktimës.

Seanca e radhës do të mbahet në 2 maj ora 9:00. Kujtojmë se Muarataj mbeti i vrarë pasditen e 9 prillit, pas grabitjes së vlerave monetare brenda aeroportit të Rinasit, ndërsa ishte në kërkim si organizatori i 3 grabitjeve me blinda në harkun kohor të viteve 2015-2017.

Grupi i tij u dënua gjatë Marsit të këtij viti me më shumë se një shekull burg, ndër ta edhe vëllai i Admir Muratajt, Aleksandër Murataj.

Kujtojmë se familjarët e Muratajt kanë ngritur pretendime se vëllai i tyre nuk është vrarë nga Policia, por është qëlluar nga grabitësit e tjerë, që kanë qenë pjesë e ngjarjes së të martës së kaluar.

Derime tani vetë Policia nuk ka bërë një deklaratë të plotë për ngjarjen, ndërsa nuk është gjetur as predha me të cilën u qëllua Murataj. E vetmja gjë që është thënë përmes burimeve është se viktima e ka marrë plumbin në syrin e tij të djathtë.

Identifikimi I Muratajt u krye një ditë pas ngjarjes në morg nga ana e bashkëshortes së tij, ndërsa varrimi u krye dy ditë më pas në vendlindjen e tij në Tropojë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...