Hakmarrja primitive/ I derdhi bojë në kokë rektorit, pezullohet studentja në Shkodër

Premte, 07 June 2019 13:33

Këshilli i Etikës në Universitetin e Shkodrës ‘Luigj Gurakuzi’ ka vendosur masën disiplinore për të pezulluar deri në fundin e këtij viti akademik studenten Pranvera Paçi, e cila i derdhi bojë në kokë rektorit Adem Bekteshi në datën 10 maj.

Në këtë mënyrë studentja në fjalë do të detyrohet që të përsërisë vitin akademik për shkak se nuk do të lejohet të hyjë në provimet e fund vitit.

Në një intervistë të dhënë më parë, ajo ka deklaruar edhe arsyet pse kishte hedhur bojë ndaj Rektorit. “Arsyeja e ndërmarrjes së këtij hapi ishte pas dhënies së vendimit për pezullim ndaj bashkë protestues time dhe një arsye tjetër kryesore është që anuloi takimin e Zv. ndihmës Sekretarit të Shtetit amerikan i cili do vinte në Shkodër në lidhje me problematikat e tona, përgjigje që ju dha amerikanit ishte se unë si protestuese kryesore e paskam kërcënuar dhe marrë me dhunë sallën, arsye qe nuk u zhvillua takimi.” deklaronte Pranvera Paçi.

Ndërsa për masën disiplinore të marrë ndaj saj ajo mesa duket e kishte parashikuar një gjë të tillë.

“Frika patjetër ekziston sepse ai veprim që unë e ndërmora me hedh poshtë tre vite sakrifice dhe pune për të marrë këtë shkollë, pasi këtë vit mund të më digjet diploma.” deklaronte Paçi.

Modifikuar më Premte, 07 June 2019 13:33
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...