Arrestohet mafiozi kinez në Rinas

E mërkurë, 12 June 2019 17:22

I akuzuar si nga anëtarët kryesorë të një grup kriminal mafioz të cilët merrnin përfitime ekonomike përmes fajdeve, hapjes së kazinove dhe marrjes me dhunë të borxheve, një kinez ra në prangat e policisë shqiptare.

25-vjeçari Guanghui Lai sapo kishte hyrë në Tiranë dhe sipas autoriteteve kufitare kishte ndjekur itinerarin Hong Kong- Turqi me destinacion final Shqipërinë. Edhe pse autoritetet kineze kishin lëshuar një urdhërarrest ndërkombëtar nuk dihet se si ai ka mundur t’i shpëtojë policive të dy vendeve.

Autoritetet shqiptare kanë marrë në pyetje të riun lidhur me vizitën e tij në Shqipëri edhe pse ai ka deklaruar se kishte mbërritur si turist. Në ditët në vijim pritet të kryhet edhe ekstradimi i tij drejt Kinës atje ku do të vuajë edhe dënimin prej 10 vitesh burg. Sipas policisë në vitin 2013, 25-vjeçari së bashku me pjesëtarë të grupit të Guangdongut në Kinë kishin rrëmbyer një person duke e detyruar atë të ripaguante një borxh, në vlerën e 3.8 milion Yuan kinez.

Po në të njëjtën mënyrë në vitin 2014 Lai dhe grupi ku bënte pjesë kishin detyruar një tjetër biznesmen të shiste 23 suita hoteli, 40 vend parkime dhe 6 automjete me çmim shumë të ulët./

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...