Ndërtimi i GJK/ Sejamini: SHBA dhe BE të koordinuar, cila është shpikja e qëllimshme, ‘rigoroz’....

E mërkurë, 03 July 2019 16:54

Gazetari Neritan Sejamini ka ngritur dyshime të forta lidhur me procesin e vettingut për kandidatët e Gjykatës Kushtetuese ndërkohë që citon se ambasada e SHBA-së dhe BE-së në mënyrë të koordinuar, kanë filluar të përdorin shprehjen pa kuptim “veting rigoroz”.

“Ambasada amerikane dhe ajo e BE-së kanë filluar, në mënyrë të koordinuar, të përdorin shprehjen pa kuptim “veting rigoroz” për kandidatët e Gjykatës Kushtetuese. Kushtetuta e përcakton qartë se kandidatët duhet të kenë kaluar me sukses vetingun, që ligji e përcakton se do të thotë që duhet të kenë kaluar të dyja shkallët e vetingut”, shkruan Sejamini.

 

Më tej ai vijon duke thënë se ka dyshime se fjala “rigoroz”  e cila sipas tij nuk figuron as në Kushtetutë e as në ndonjë ligj, është një shpikje e qëllimshme që nesër të na thonë se vetingu në shkallën e parë është bërë aq mirë, pra “rigorozisht”.

 

“Kam një parandjenjë se kjo fjala “rigoroz”, e cila nuk figuron as në Kushtetutë e as në ndonjë ligj, është një shpikje e qëllimshme që nesër të na thonë se vetingu në shkallën e parë është bërë aq mirë, pra “rigorozisht”, sa mund t’i zgjedhim anëtarët e GJK-së pa pritur vendimin e shkallës së dytë të vetingut, pra në kundërshtim me Kushtetutën.

Do e marrim vesh këto ditë nëse do guxojnë vërtet të propozojnë zgjidhje antikushtetuese”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...