Meta me fanellën e Celtic tërheq sërish vëmendjen e “The Sun”

E Enjte, 11 July 2019 12:49

Fotoja me fanellën e Celtic FC e postuar mëngjesin e sotëm nga Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta në profilet e tij në rrjetet sociale ka tërhequr menjëherë vëmendjen e medias ndërkombëtare.

Prestigjiozja “The Sun” ia kushtuar një artikull të zgjeruar postimit të Metës, që shoqërohej edhe me videon e një goli të Rudi Vatës me Celtic, duke theksuar afeksionin e tij të veçantë me tifozët skocezë, sidomos që pas takimit të bujshëm në rrugët e Sarajevës dy ditë më parë.
“Presidenti shqiptar, Ilir Meta ka postuar një foto të tijën me fanellën e Celtic dhe ka ndarë më ndjekësit e tij në rrjetet sociale videon e një goli të Rudi Vatës në derbin ndaj Rangers. Politikani i njohur shqiptar u shfaq duke festuar me tifozët skocezë në Sarajevë, Bosnje-Hercegovinë, në fillim të javës pak para ndeshjes së vlefshme për turin kualifikues të Champions League”, shkruan “The Sun”, që thekson se afeksioni i papritur i kreut të shtetit shqiptar për klubin e famshëm skocez zor se do të venitet shpejt.
Tabolidi britanik nënvizon se fanella me të cilën pozon Presidenti Meta është një dhuratë e ish-yllit të Celtic dhe ish-kapitenit të kombëtares shqiptare, Rudi Vata.
Në postimin e tij, Meta shkruan: “Mirëmëngjes! Kjo foto sot u dedikohet të gjithë tifozëve të jashtëzakonshëm të Celtic FC anë e mbanë botës. Kjo bluzë është dhuratë nga miku im Rudi Vata. Pas takimit në Sarajevë besoj në: ‘Once you're a Celt you're always a Celt ... Hail Hail”.

President Meta ka shpërndarë edhe videon e golit të famshëm të Vatës në fitoren 3-0 ndaj rivalëve të përjetshëm, Glasgou Rangers në vitin 1995.

“Ju uroj tifozëve të Celtic FC vetëm fitore dhe ju përshëndes me këtë gol të paharruar të Rudi Vatës në derbin e jetës suaj!”, shkruhet në postimin e Metës, që siç raporton edhe “The Sun” ka marrë menjëherë komente pozitive nga tifozët skocezë të Celtic, që kanë shkruar në profilin e kreut të shtetit shqiptar ndër të tjera: “Mirëseerdhët në familje zoti President!", “E adhurueshme, ju shkon shumë brohoritjet tona Hail hail!” apo edhe “Brilante”.
Në fund, “The Sun” kujdeset të saktësojë se President Meta ndodhej në Bosnje-Hercegovinë për të marrë pjesë në Samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Vendeve të Europës Juglindore, që po u zhvillua në Sarajevë. “Por siç duket qartë ai u largua nga ky qytet me dashurinë e tij të re për Celtic”, shkruan ndër të tjera “The Sun”.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Franca kthen me 'charter' 29 azilkërkues, ndër ta edhe një familje me 5 anëtarë

Aktualitet

Franca kthen me 'charter' 29 azilkërkues, ndër ta edhe një familje me 5 anëtarë

Vijonë në Rinas, operacionet e përbashkëta të riatdhesimit të shtetasve shqiptarë të cilëve u është refuzuar azili në vendet e BE-së. Sot u kthyen 29 shtetas nga Franca, mes tyre edhe...

Jetëshkrimi/ Ja kush është Petraq Milo, kandidati i propozuar nga Presidenti për drejtimin e KLSH-së

Aktualitet

Jetëshkrimi/ Ja kush është Petraq Milo, kandidati i propozuar nga Presidenti për drejtimin e KLSH-së

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka vendosur t’i propozojë  Kuvendit, Petraq Milon për kryetar të KLSH-së. Prof. Dok. Petraq Milo është një personalitet me një eksperiencë të jashtëzakonshme, brenda dhe jashtë...

Tre të rinj prangosen në Mirditë, ishin në kërkim

Aktualitet

Tre të rinj prangosen në Mirditë, ishin në kërkim

Prangosen 3 të rinj në Mirditë. Një 20-vjeçar dhe dy të tjerë nga 24 vjeç janë kapur nga policia pas goditjes me sende të forta të një 43-vjeçari në qytetin...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!